NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK
Këshilli Bashkiak Berat fton qytetarët, grupet e interesit, organizatat e shoqërisë civile dhe bizneset të bëhen pjesë e procesit të konsultimit publik për projekt-aktin si më poshtë:
Titulli i projekt-aktit:
Miratimi i Projekt-Buxhetit Afatmesëm 2027–2029
Ky proces përbën një hap të rëndësishëm në vendimmarrjen publike, pasi projekt-buxheti përcakton fondet që do të përdoren për shërbimet dhe funksionet e Bashkisë, me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe adresimin e nevojave të komunitetit.
Kalendari i konsultimeve publike:
11 Maj 2025 – Njësia Administrative Otllak – Ora 10:00
11 Maj 2025 – Njësia Administrative Roshnik – Ora 13:00
14 Maj 2025 – Njësia Administrative Velabisht – Ora 10:00
14 Maj 2025 – Njësia Administrative Sinjë – Ora 12:00
15 Maj 2025 – Salla e Këshillit (Rajonet 1, 2, 3) – Ora 10:30
15 Maj 2025 – Konsultim me grupet e interesit, organizatat e shoqërisë civile dhe bizneset – Ora 13:00
Pjesëmarrja dhe mendimi juaj janë të rëndësishme për një proces vendimmarrës transparent dhe në shërbim të qytetarëve.
Bashkia Berat Për një Berat të Qytetarëve


