Njoftim për Konsultim Publik
Të dashur qytetarë,
Bashkia Berat ka hartuar Draft-Planin e Barazisë Gjinore, i cili aktualisht ndodhet në fazën e konsultimit publik. Dokumenti është bashkëlidhur këtij njoftimi për shqyrtimin tuaj.
Në kuadër të përfshirjes së komunitetit, Bashkia Berat do të organizojë një dëgjesë publike në:
📅 Datë: 09.04.2026
🕙 Ora: 10:00
📍 Vendi: Salla e konferencave, Bashkia Berat
Jeni të ftuar të merrni pjesë dhe të ndani mendimet, sugjerimet dhe kontributin tuaj për përmirësimin e këtij dokumenti të rëndësishëm.
Për çdo ide apo sugjerim, mund të kontaktoni gjithashtu me përgjegjësen e shërbimeve shoqërore në Drejtorinë e Shërbimit Social:
👤 Juvina Qevani
📧 juvina.qevani@bashkiaberat.gov.al
Pjesëmarrja juaj është shumë e rëndësishme!
Bashkia Berat Për një Berat të Qytetarëve