Home / Njoftime / Njoftim për fushat sportive të Parkut ‘’Dua të Luaj’’

Njoftim për fushat sportive të Parkut ‘’Dua të Luaj’’

Bashkia Berat, me qëllim disiplinimin e rezervimeve dhe për të patur një mirëmbajtje të duhur të ambienteve të Parkut, fillon në datën 02.06.2025,funksionimin me pagesë të fushave sportive pranë Parkut, bazuar në tarifat e miratuara me Vendim të Këshillit Bashkiak si vijon:

Fusha e Futbollit 500 lekë/ora
Fusha e Basketbollit 300 lekë/ora
Fusha e Volejbollit 300 lekë/ora
Fusha e Tenisit 300 lekë/ora
Fusha Padel 300 lekë/ora

*Pagesa për orë për çdo fushë është në total, pavarësisht numrit të personave që luajnë në një ekip.

2. Drejtoritë e shkollave të qytetit do t’i përdorin pa pagesë fushat sportive të Parkut ‘’Dua të Luaj’’ në funksion të misionit të shkollave, sipas kërkesave zyrtare të paraqitura pranë Bashkisë Berat.

3.Fushat sportive në Parkun ‘’Dua të Luaj’’do të ofrohen pa pagesë për aktivitetet e organizuara nga Bashkia Berat.
4. Do të jenë pa pagesë për të gjithë përdoruesit për hyrjen në Parkun “Dua të Luaj”, këndi i lojrave,korsia e biçikletave, pista e vrapimit dhe zona FIT Play-palestër e hapur.
Për çdo rezervim mund te shkruani në adresën e emailit: parkuduateluaj@gmail.com ose në numrin e telefonit: 0686163585

Stafi i Parkut “Dua të Luaj” do të jetë në shërbimin tuaj.
Ju faleminderit!