Home / Njoftime / Njoftim per fillimin e programit te kredise se zbutur

Njoftim per fillimin e programit te kredise se zbutur

KERKESE

BASHKISË SË BERATIT PËR TU TRAJTUAR ME PROGRAMET E STREHIMIT SOCIAL BANESË ME KOSTO TË ULËT DUKE PËRFITUAR KREDI TË LEHTËSUARA NGA SHTETI .

Unë i nënshkruari ……………………………………………………… banues në adresë ……………………………………………………………………….. Tel …………………………. cel……………………….. dhe me dokument identifikimi………………………………..Nr……………………………………
Bazuar në ligjin nr.22/18 “ Për strehimin Social “ Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, VKM nr.384,datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të proçedurave të miratimit nga organet e vetqeverisjes vendore “ , VKM nr.453,datë 3.7.2019 “Për masën e subvencionimit të interesave të kredisë dhe procedurën e dhënies së tij për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët ,me kredi të lehtësuara nga shteti, dhe VKB nr.10,datë 05.08.2019 “Mbi miratimin e sistemit të pikëzimit për familjet e pastreha që do të trajtohen me prograne sociale të strehimit”.

DOKUMENTACIONI PËR TË PËRFITUAR SUBVENCIONIM TE INTERESAVE TË KREDISE

1. Për të dhëna personale të aplikantit:
a. Fotokopje të kartës së identitetit së aplikantit.
b.Çertifikaten e lindjes së aplikantit
c. Vërtetim për vendbanimin ( te Administratori i lagjes /Njësisë Administrative )

2. Për vërtetimin e kushteve të strehimit sipas shkronjës “a” të nenit 16,të ligjit nr,22/2018 “|Për strehimin social”;
a. Vërtetimin negative nga nga ASHK (Agjencia Shteterore e Kadastres), që në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes ,nuk figuron ,në të gjithë territorin e Shqipërisë, pronë e regjistruar ose në proces regjistrimi ose vërtetimin për një pronë që është nën normat e banimit.
b.aktverifikim nga bashkia për :
-banesat në rrezik shembjeje ;
-rastet kur familja ka mbetur e pastrehe ,si rezultat i fatkeqësive natyrore ;
– banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit ;
– vendim i gjykatës për familjet që kanë humbur banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës;
-.aktverifikimi nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale ose struktura, të cilat nuk klasifikohen si banesë.

3. Për vërtetimin e kushteve familjare, sipas shkronjës “b”, të nenit 16 të ligjit 22/2018 “|Për strehimin social”;
a. Çertifikatë familjare;
b. Vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara.

4. Për vërtetimin e kushteve sociale ,sipas shkronjës “c”, të nenit 16, të ligjit nr.22/2018, “|Për strehimin social”;
-vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara ;
-dokument iqë vërteton që ke mbetur i pastrehe si rezultat i lirimit të banesave , ish-pronë e subjekteve të shpronësuara ;
-urdhër mbrojtjeje apo urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje ,lëshuar

4. Për vërtetimin e kushteve ekonomike,:
a. Vërtetim i të ardhurave neto të familjes, për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, në moshë madhore që janë në marrëdhënie pune;
b.Vertetimin per masen e pensionit per personat e familjes qe jane ne pension
c.Vertetimin nga e-albania per personat qe jane punekerkues te papune.
d.Vertetimin e fitimit te te ardhurave nga biznesi per personat e vetpunesuar te vitit te fundit.
e.Veretimin e te ardhurave nga paaftesia si dhe nga perkrahja sociale per personat qe jane te paafte si dhe ata qe jane me perkrahje sociale .
e.Vërtetim nga drejtoria e taksave të bashkisë , që aplikuesi nuk ka detyrime për taksat dhe tarifat vendore.
f.Numrin e telefonit per personin e kontaktit
Shënim; Dokumentat e sipërcituar të dorëzohen pranë protokollit të Bashkisë brenda datës 30.12.2023

KRITERI I TE ARDHURAVE QE DUHET TE PLOTESOJE ÇDO APLIKUES

Niveli i të ardhurave familjare mujore për t’u trajtuar me kredi me interes 3% / vit në nivel qarku sipas madhësisë së familjes per vitin 2022 sipas të dhënave të INSTAT të vitit 2023.