Home / Njoftime / Njoftim per fillimin e programit te kredise se zbutur

Njoftim per fillimin e programit te kredise se zbutur

KËRKESË
Nr.  _________ Prot.

Datë ____________

Bashkia e Beratit

 

BASHKISË SË BERATIT

PËR TU TRAJTUAR  ME  PROGRAMET E STREHIMIT SOCIAL BANESË ME KOSTO TË ULËT DUKE PËRFITUAR KREDI TË LEHTËSUARA NGA SHTETI . 

 

Unë i nënshkruari   ……………………………………………………… banues në adresë ……………………………………………………………………….. Tel …………………………. cel……………………….. dhe me dokument identifikimi………………………………..Nr……………………………………

Bazuar në ligjin nr.22/18 “ Për strehimin Social “  Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”,  VKM nr.384,datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të proçedurave të miratimit nga organet e vetqeverisjes vendore “ , VKM nr.453,datë 3.7.2019 “Për masën e subvencionimit të interesave të kredisë dhe procedurën e dhënies së tij për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët ,me kredi të lehtësuara nga shteti, dhe VKB nr.10,datë 05.08.2019 “Mbi miratimin e sistemit të pikëzimit për familjet e pastreha që do të trajtohen me prograne sociale të strehimit”.

 

DOKUMENTACIONI PËR TË PËRFITUAR SUBVENCIONIM TE INTERESAVE  TË KREDISE

 

  1. Për të dhëna personale të aplikantit:
  2. Fotokopje të kartës së identitetit së aplikantit.
  3. Vërtetim për vendbanimin ( te Administratori i lagjes /Njësisë Administrative )

 

  1. Për vërtetimin e kushteve të strehimit:
  2. Vërtetim nga ASHK Berat, Ish- Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme se nuk/ose figuron e regjistruar asnjë prone e llojit banese,   për çdo anëtar të familjes sipas çertifikatës familjare gjendja aktuale .
  3. Vendim i gjykatës për familjet që kanë humbur banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës;

e.Akt verifikimi nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale ose struktura, të cilat nuk klasifikohen si banesë.

 

  1. Për vërtetimin e kushteve familjare:
  2. Çertifikatë familjare;
  3. Vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara.

 

  1. Për vërtetimin e kushteve ekonomike,:
  2. Vërtetim i të ardhurave neto të familjes, për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, në moshë madhore që janë në marrëdhënie pune;ose qe jane te papune .

 

e.Vërtetim nga drejtoria e taksave të bashkisë ,  që aplikuesi nuk ka detyrime  për taksat dhe tarifat vendore.

Shënim; Dokumentat e sipërcituar të dorëzohen pranë protokollit të  Bashkisë brenda datës 10.05.2022.

BASHKIA BERAT

 

KRITERI I TE ARDHURAVE QE DUHET TE PLOTESOJE ÇDO APLIKUES

 

Niveli i të ardhurave familjare mujore  për t’u trajtuar me kredi me interes 3% / vit  në nivel qarku sipas madhësisë së familjes sipas të dhënave të  INSTAT të vitit 2021.

 

Qarku Familje me 1 person Familje me 2 persona Familje me 3 persona Familje me 4 persona Familje me 5+ persona Shpenzime mesatare  mujore per konsum
Berat mini 39,712 71,060 77,241 84,948 89,819 76,248
Berat. max 47,654 85,272 92,689 101,938 107,783 91,498

 

Shenim : Kalimi i kufirit maksimal te te ardhurave familjare mujore sipas përbërjes familjare  është kriter s’kualifikues për këtë program strehimi.

 

Shuma e kredisë për familje

Nr Qyteti Struktura e familjes (nr.persona) Struktura e Ap Kufiri Maksimal i Kredise/ Familje
1 Berat 2 Garsoniere 2,070,000
3 1+1 2,484,000
4 2+1 2,898,000
5-6 3+1 3,519,000