Në zbatim të:
Bashkia Berat ju njofton : 1.Familjet e pastreha që kanë aplikuar pranë bashkisë si të pastrehë,që nuk kanë mundësi financiare për pagesën e qerase se banesës ku jetojnë ,të paraqesim në bashki brenda datës 28.02.2018, kërkesën së bashku me dokumentacionin ligjor për t’u trajtuar me bonus strehimi. 2.Kategorite përfituese jane familjet : a. Personat me statusin e jetimit . b.Familjet e pastreha qëkanë në përbërjen familjare person me aftësi të kufizuar ,invalid . c.Familjet e komunitetit rom e egjyptian d.Familjet me të ardhura familjare mujore të ulta,kryhesisht me përkrahje sociale . 3.Dokumentacioni që duhet të sjelle familja për t’u trajtuar me bonus strehimi përbëhet nga : a.Fotokopje e kartës së identitetit të k/familjarit. b.Kontrata e qirase me qeradhënësin e banesës të lidhur para noterit. c.Vërtetim nga ZVRPP Berat , që familjarisht nuk kanë banesë në pronësi . d.Raporti mjeko- ligjor nga KMCAP-i i personit që trajtohet . e.Vërtetimet për të ardhurat familjare mujore të familjes , për të gjithë personat në moshë mbi 18-vjeç.
|