Bashkia Berat ka ndërmarrë nismën për hartimin e Planit të Detajuar Vendor të disa njesive konkretisht 1/28, 1/133, 1/135, sipas përcaktimeve të ligjit 115/2014 dt. 31.07.2014, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, dhe në zbatim të parashikimeve të ligjit nr.107/2014 “Për planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, vendim nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” , Vendim I keshillit Bashkise Berat nr.108 date 25.11.2016, Vendim I keshillit kombetar te territorit nr.3 date 29.12.2016
Në këtë proces, Bashkia po asiston hartimin e planeve te detajura vendore per njesite e siper permendura. Ne vazhdim te procesit, Bashkia Berat do të organizojë dëgjesa publike per hartimin e VSM ne njesite strukturore 1/28. 1/133. 1/135.
Ne kete takim jeni të ftuar të merrni pjesë për tu informuar mbi procesin si dhe për tu bere pjese e diskutimeve dhe problematikave ne lidhje hartimin e VSM-se. Ky takim do të ndihmojë grupin e punës në plotësimin e dokumentit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor dhe ne marrjen e nje produkti te qendrueshem.
Prania Juaj eshte nje kontribut i vlefshem ne procesin e hartimit te PDV per Bashkine tone.