NJOFTIM PËR BOTIM
PËR DHËNIE ME ENFITEOZË TË OBJEKTIT ISH-KONVIKTI I VAJZAVE TË SHKOLLËS SË MESME “KRISTO ISAK” , NË LAGJEN “22 TETORI “
BERAT
1.Fillimi i kryerjes së proçedurave të konkurrimit për dhënien me enfiteozë të objektit ish-konvikti i vajzave të shkollës së mesme “Kristo Isak”, me nr. pasurie 12/141 , ZK. 8502 , me sipërfaqe ndërtimi 1680 m 2 , me vlerë kontabël më 31.12.2016 16,465,529 lekë , ndodhur në lagjen “22 Tetori” , Berat .
2. Objekti ish-konvikti i vajzave të shkollës së mesme “Kristo Isak” do të përdoret si objekt shërbimi.
3. Vlera dysheme e detyrimit mujor është në shumën 302 400 (treqind e dymijë e katërqind) lekë e përllogaritur sipas VKM nr.54, datë 5.2.2014 “Për përcaktimin e kritereve ,të proçeurës e të mënyrës së dhënies me qira ,enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”
4. Afati i dhënies me enfiteozë do të jetë 20 (njëzet) vjetë.
- Kriterret e konkurrimitpër dhenien në enfiteozë të pasurisë janë si më poshtë vijon ;
- niveli i investimit , i cili të jetë mbi 200% i vlerës së pasurisë së shpallur në konkurrim.
- qëllimi dhe niveli i investimit në tërësi në pasurinë që jepet me enfiteozë ;
- niveli i punësimit ;
- oferta e detyrimit mujor ;
6. Konkurimi do të bëhet më date 22.06.2017 ora 1000 , në sallën e konferencave të Bashkisë Berat .
7. Dokumentacioni që do të paraqesin konkurentët do të jetë si më poshtë :
- kërkesën e subjektit për marrje me enfiteozë të pasurisë shtetërore;
- planbiznesin e hollësishëm për përmirësimin e pronës;
- përshkrimin e projektideve të investimit, të dhëna për nivelin e investimeve të parashikuara në pasuri të paluajtshme dhe në objektin në tërësi, shoqëruar me projekte, skica dhe dokumentacion tjetër paraprak, si dhe burimin e financimit të projektit;
- ofertën për vlerën e detyrimit mujor;
- CV-në e subjektit, ku të tregohet përvoja në fushën e aktivitetit ekonomik që do të ushtrohet në pasurinë që jepet me enfiteozë, të shoqëruar me dokumentacion vërtetues;
- çertifikatën e regjistrimit dhe certifikatën historike të regjistrimit të subjektit në QKB;
- NIPT-in e subjektit;
- vërtetimin nga dega e tatimeve, që subjekti ka shlyer ose nuk ka detyrime tatimore;
- vërtetimin nga bashkia ka shlyer taksave vendore .
- Vertetime nga gjykata ,prokuroria ,zyra përmbarimore ,për gjendjen gjyqësore të subjektit në lidhje me veprimtarinë që ushtron.
- Para nënshkrimit të kontratës së enfiteozës, enfiteozëmarrësi është i detyruar të kryejë pagesën e garancisë së kontratës, e cila është e barabartë me vlerën e tre muajve të pagesës të enfiteozës. Garancia ngurtësohet deri në fund të kontratës dhe i kthehet enfiteozëmarrësit me përfundimin e kontratës.