NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT
PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL
NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (Specialist)
Lloji i diplomës “Ing.Ndërtimi/Urbanist/Arkitetkturë”,”
Niveli minimal i diplomës “Master Profesional”
Në zbatim të nenit 22 të ligjit Nr.152/2013 “Për nepunësit Civil” , i ndryshuar, si edhe të kreut ,II dhe IV, pika 2, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat, në përfundim të verifikimit të kandidatëve për përmbushjen e kushtëve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidati kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vleresimit për pozicionin:
- Specialist për Projektet dhe Rregjistrin Elektronik në Sektorin e Projekteve &Investimeve, Drejtoria e Planifikimit Urban, Lejeve dhe Monitorimit të Investimeve .
1.Tedi Mullisi
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 23.06.2026, ora 10.00 në ambjentet e Bashkisë Berat .
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 23.06.2026, ora 15.00 në ambjentet e Bashkisë Berat .
BASHKIA BERAT
Bashkia Berat Për një Berat të Qytetarëve