NJOFTIM
MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËR NGRITJE NË DETYRË NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË E ULËT DREJTUESE
Niveli diplomës “Master shkencor”
Lloji i diplomës “Shkenca Ekonomike”
Në zbatim të nenit 26, pika 2, të ligjit Nr.152/2013 “Për statusin e nëpunësit civil” i ndryshuar, si edhe të kreut II, të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve njerëzore në Bashkinë Berat në përfundim të verifikimit të kandidatëve për përmbushjen e kushtëve për ngritjen në detyrë dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin :
- Përgjegjës i Sektorit të Kontabilitetit, Menaxhimit Financiar & Kontrolli, në Drejtorinë e Financës dhe Buxhetit.
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit , për procedurën e ngritjes në detyrë në shërbimin civil është:
- Grisilda Shosha
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 26.02.2026, ora 10.00 në ambjentet e Bashkisë Berat.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 27.02.2026, ora 12.00 në ambjentet e Bashkisë Berat .
BASHKIA BERAT
Bashkia Berat Për një Berat të Qytetarëve