NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËR NGRITJE NË DETYRË NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË E MESME DREJTUESE
Niveli diplomës “Master Shkencor”
Në zbatim të nenit 26, pika 2 të ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar , si edhe të kreut III, të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve njerëzore në Bashkinë Berat në përfundim të verifikimit përfundimtar të kandidatëve për përmbushjen e kushtëve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim , për procedurën e ngritjes në detyrë në shërbimin Civil për kategorinë e Mesme Drejtuese, njofton se për pozicionin:
- Drejtor në Drejtorinë e Turizmit dhe Aktiviteteve
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për ngritjen në detyrë, është:
1.Marjus Çepelja
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 09.07.2026, ora 10.00 në ambjentet e Bashkisë Berat.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 09.07.2026, ora 15.00, në ambjentet e Bashkisë Berat .
BASHKIA BERAT
Bashkia Berat Për një Berat të Qytetarëve