NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËR NGRITJE NË DETYRË DHE PRANIM NGA JASHTE SHËRBIMIT CIVIL NË KATEGORINË E MESME DREJTUESE
Drejtorinë e Sherbimit Social
Në zbatim të nenit 26, pika 4 të ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar , si edhe të kreut III, të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve njerëzore në Bashkinë Berat në përfundim të verifikimit përfundimtar të kandidatëve për përmbushjen e kushtëve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim , njofton se :
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit , për procedurën e pranim nga jashtë shërbimit Civil, për pozicionin Drejtor , në Drejtorinë e Sherbimit Social është:
1.Juvina Qevani
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 26.06.2019, ora 10.00 në ambjentet e Bashkisë Berat.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 26.06.2019, ora 15.00, në ambjentet e Bashkisë Berat .
BASHKIA BERAT