NJOFTIM MBI LISTËN E KANDIDATËVE FITUES PËR POZICIONIN PUNONJËS TË POLICISË BASHKIAKE
Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ligjit nr.8224, datë 15.05.1997 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë së Bashkisë dhe Komunës”,
i ndryshuar, nenit 11 të Rregullores së brendshme “Tip” të policisë së bashkisë dhe komunës, VKM-së nr.525, datë 11.9.2018, “Për disa ndryshime në vendimin nr.313 datë 01.07.2002 të Këshillit të Ministrave për caktimin e strukturës, të numrit të punonjësve dhe shpezimeve buxhetore të policisë së bashkisë dhe komunës të ndryshuar”,
, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat, në përfundim procedurës së verifikimit të kandidatëve që kanë shprehur interes për tu punësuar në Policinë Bashkiake si edhe procesverbalin e komisionit të posaçem për kandidatët që plotësojne kushtet për tu emëruar në strukturën e policisë Bashkiake , njofton se kandidati fitues për pozicionin
- Punonjës i Policisë Bashkiake, është Guxim Çili
BASHKIA BERAT