DOKUMENTACIONI PËR T’U TRAJTUAR ME BONUS QIRAJE TË BANESAVE NË TREGUN E LIRE
- Përparësi në subvencionimin e qirasë të banesave në tregun e lire kanë kategoritë e mëposhtme:
- a) individët me statusin e jetimit;
- b) personat me aftësi të kufizuara;
- c) të moshuarit;
ç) prindërit e vetëm, që kanë në ngarkim fëmijë;
- d) invalidët e punës;
- dh) familjet e policëve të rënë në detyrë;
- e) emigrantët e rikthyer;
ë) punëtori emigrant;
- f) azilkërkuesit;
- g) familjet e komunitetit rom;
- gj) familjet e komunitetit egjiptian;
- h) Viktimat e dhunës në familje;
- j) viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit;
- k) individët që i përkasin komunitetit LGBTI, të cilët janë viktima për shkak të orientimit seksual ose identitetit gjinor,
- l) të miturit, 14-18 vjeç, dhe të rinjtë, 18-21 vjeç, në konflikt me ligjin, kur dalin në lirim pas kryerjes së dënimit, kur kanë nevojë për banesë, sepse duhet të jetojnë larg familjeve, për shkak të rehabilitimit të tyre më të mirë në shoqëri;
- ll) vajzat nëna, pas daljes nga programi i banesave sociale të specializuara;
- m) familjet me statusin e qiramarrësit në banesa ish-pronë private, sipas aktit normativ nr. 3, datë 1.3.2012.
Familjet që i përkasin njërës prej kategorive të mësipërme duhet te plotesojne dokumentacionin për fazën e dytë të aplikimit si i pastrehe .
Në fazën e dytë, dosja e çdo aplikanti duhet të përmbajë dokumentacionin që vërteton vetdeklarimet e bëra në fazën e pare të aplikimit si i pastrehë , sipas formatit të miratuar në ligjin 22/2018 “Për strehimin social” për të përfituar nga programet e strehimit social.
Dokumentacioni që kërkohet në këtë fazë është, si më poshtë vijon:
- Për të dhëna personale të aplikantit:
- Fotokopje të kartës së identitetit së aplikantit.
- Vërtetim për vendbanimin.
- Për vërtetimin e kushteve të strehimit:
a.Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes ,sipas çertifikatës familjare ,gjendja aktuale .
b.Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e strehimit në fuqi;
- Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes.
- Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës;
e.Akt i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale ose struktura, të cilat nuk klasifikohen si banesë.
- Për vërtetimin e kushteve familjare:
- Çertifikatë familjare gjendja aktuale
- Vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara.
- Për vërtetimin e kushteve sociale:
- Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara;
- Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar për individët me statusin e jetimit;
- Dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara;
d.Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”;
- Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve;
- Urdhër mbrojtjeje apo urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje;
- Vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane;
- Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin;
- Vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI;
- Vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë.
- Për vërtetimin e kushteve ekonomike,:
- Vërtetim i të ardhurave neto të familjes, për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;
- Dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes;
- Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes të bashkisë, për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;
ç. Vërtetim nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë .
- Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.
e.Vërtetim nga drejtoria e taksave të bashkisë , që aplikuesi nuk ka detyrime për taksat dhe tarifat vendore .
7.Kontrata e qirasë më pronarin e banesës (qiradhënësi ) të lidhur para noterit ku te jete përcaktuar : Afati i kontratës; Struktura e banesës ;Shuma e qirasë
Shënim; Dokumentat e sipërcituar duhet të dorëzohen pranë protokollit të Bashkisë brenda datës 31.01.2021.
BASHKIA BERAT
TABELA E PERFITIMIT TE STRUKTURES DHE QIRASË MUJORE SIPAS NUMRIT TË PËRSONAVE SIPAS ÇERTIFIKATËS FAMILJARE GJENDJA AKTUALE.
Bashkia Berat | Familje me 1 person/çift | Familje me 2 P jo çift/ 3 Persona | Familje me 4 Persona ÷ 6 Persona |
Sruktura qe i takon sipas normave te strehimit sipas vkm nr.301,dt15.4.2020 | Garsonier (1 dhomë+koridor+tualet | 1 dhomë+1 kuzhine | 2 dhomë+1 kuzhine |
Shuma max e qirasë mësatare sipas VKB ne varësi të lagjes ku ndodhet banesa lekë/muaj |
5000÷7000 |
10,000÷13,000 |
15,000÷18,000 |