Home / Njoftime / Njoftim

Njoftim

Raportim mbi përgatitjen e anketimit online për dëgjesat publike në kuadër të përgatitjes së Projekt-Buxhetit 2021

 

Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit Ekonomik, në kuadër të përgatitjes së Projekt- Buxhetit
2021, ndërmorën përgatitjen e një ankete online për dëgjesat publike me grupet komunitare,biznesin,
shoqërine civile dhe grupe qytetare.Anketa online u përgatit në formatin Google Form :
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeVpc10VtRHwZKnPiE7D74fbBjlJ_XNv34_nR3CrgM4Ee
5vsg/viewform ), i cili u shpërnda në adresat e emaileve të bizneseve, forumit qytetar dhe OJF-ve,
gjithashtu u realizua edhe në kontakte të drejtpërdrejta me subjektet e biznesit.
U synua që përdorimi i Google Form të ishte sa më praktik, eficent dhe të mblidhte informacionin në
mënyre të koncentruar ne lidhje me prioritetet të cilat duhet të parashikohen në buxhetin 2021.
Anketimi u organizua në periudhen 05-15 Nentor 2020 dhe u realizua me 154 numër të anektuarish.
Nga këta të anketuar, u përgjigjën 95 biznese dhe 19 individe.

rezultati i anketimit