Për të gjithë aplikantët e interesuar të Portalit “Mësues për Shqipërinë” 2020, në zbatim të Ligjit nr. 69/2012 datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzimit Nr. 13, datë 22.05.2019 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar”, sipas kërkesës së ardhur nga institucioni arsimor, për nevoja të mësimdhënies, Bashkia Berat , shpall vendet e lira mesues profili parashkollor :
Një Mësues Edukator grupi në kopështin “Çlirim 1”, në Drejtorinë e Arsimit , Bashkia Berat , me kontratë me afat deri ne gjashte muaj.
Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat, do te njoftoj sipas ligjit dhe afateve ligjore aplikantët e Portalit “Mësues për Shqipërinë” 2020