Mbeshtetur ne Vendimin e Keshillit Bashkiak nr.11, date 31.03.2015 “Per miratimin e linjave urbane qytetase, menyren e organizimit te tij , llojet e tarifat e biletave”; ne Ligjin nr.8308, date 18.03.1998 “Per transportet rrugore” , V.K.M. nr. 325 date 19.03.2008 “ Mbi rregullat per pranimin ne veprimtarine e operatorit te transportit rrugor te mallrave dhe udhetareve, si dhe njohja e dokumenteve zyrtare te caktuar per keta operatore” i ndryshuar , Udhezimin nr.15 date 24.07.2007 “Per kriteret dhe procedurat e leshimit te licencave, autorizimeve dhe çertifikatave per ushtrimin e veprimtarise ne transportin rrugor” i ndryshuar, njoftohen te gjithe subjektet se Bashkia Berat ka filluar proçedurat per pranimin e dokumentacionit per te interesuarit te cilet kerkojne te marrin pjese ne konkursin e hapur per liçencimin e operatorit qe do te kryeje sherbimin e transportit qytetas te udhetareve me urban ne linjat:
- Uznove e Madhe – Axhensi- Kombinat – Uznove e Madhe ;
- Axhensi – Ish-Ushqimorja – Kala – Axhensi ;
- Uznove e Madhe –Axhensi- 6-katesh (rotondo) –Ura e re – Uznove ;
- Axhensi –Sheshi “Demokracia”- Tregu Industrial –Axhensi ;
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHEM PER KUALIFIKIMIN E APLIKANTIT
- Kerkesa per aplikim, e cila duhet te permbaj llojin e veprimtarise qe kerkon te kryeje, adresen e plote te aplikantit, numrin e telefonit, faksit, email etj, si dhe dokumentacionin e numerizuar qe i bashkelidhet kerkeses;
- Ektstraki Historik qe verteton personalitetin ligjore te aplikantit, me objekt veprimtarie transport udhetaresh, leshuar nga Qendra Kombetare e Regjistrimit;
- Deshmi penaliteti per Administratorin e Shoqerise;
- Dokument nga Prokuroria qe aplikanti nuk eshte ne ndjekje penale;
- Dokument nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat qe aplikanti nuk eshte ne proçes gjyqesor qe lidhet me veprimtarine qe ai ushtron;
- Dokument qe verteton se kapitalet/asetet e subjektit tuaj nuk jane ne duart e permbaruesit gjyqesor apo ekziston nje urdher sekuestro per to, leshuar nga Zyra Permbarimore;
- Dokument qe verteton se aplikanti ka plotesuar detyrimet fiskale, leshuar nga Administrata Tatimore ( Drejtoria Rajonale e Tatimeve dhe organet tatimore te qeverisjes vendore);
- Dokument qe verteton se aplikanti nuk eshte debitor ndaj OSHEE –se;
- Dokument qe verteton se aplikanti nuk ka kryer shkelje serioze te legjislacionit te transportit, per shkelje te rregullave lidhur me kohen e drejtimit dhe pushimit per drejtuesin e mjetit, Kodit Rrugor leshuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimit te Transportit Rrugor;
- Dokument qe verteton qe aplikanti nuk eshte shpallur fajtor per shkelje te legjislacionit te punes leshuar nga Inspektoriati i Punes;
- Programi vjetor ekonomiko-financiar dhe i zhvillimit te veprimtarise per biznesin qe parashikohet te ushtrohet (planbiznesi);
- Dokument nga banka per burime te mjaftueshme financiare perkatesisht 60,000 (gjashtedhjete mije) leke per mjetin e pare per çdo linje dhe 30,000 (tridhjete mije) leke per çdo mjet shtese;
- Kopje te noterizuar te bilancit te fundit vjetor, i vertetuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve;
- Dokumentacion qe verteton zoterimin e kopetences profesionale, ne rastin se kur kjo kerkese nuk plotesohet nga Administratori i shoqerise subjekti paraqet kontraten me kohezgjatje te pakten 1 (nje) vjecare me drejtuesin e veprimtarise qe ploteson kerkesen e Kopetences Profesionale;
- Referenca nga kliente, per te vertetuar ekzekutimin me sukses te sherbimeve te ngjashme ne kete fushe, shoqeruar me kontrata per sherbimin qytetas te udhetareve;
- Çertifikate pronesie per çdo mjet ose kontrate qiraje te hartuar para noterit me afat jo me pak se 5 ( pese) vjet shoqeruar me dokumentacionin e kontrollit qe verteton gjendjen teknike te mjetit, ne te cilat duhet te shprehet dhe viti i prodhimit te automjeteve;
Per mjetet e paregjistruara ne Republiken e Shqiperise, paraqitet marreveshje paraprake per shitblerje, e lidhur para noterit me pronarin e automjeteve, shoqeruar me dokumentacionin e pronesise, dokumentacionin e kontrollit qe verteton gjendjen teknike te mjetit, ne te cilat duhet te shprehet dhe viti i prodhimit te automjeteve;
- Deklaraten noteriale mbi permbushjen Specifikimeve Teknike te Autobuseve ( faqja 7 );
- Deklarate mbi disponueshmerine e mjeteve sipas formularit ne faqen 8 (tete) dhe ne forme pershkrimi, shoqeruar me katalog forografik ku te prezantohen per çdo autobus:
- Numri i mjeteve;
- Kapaciteti trasportues
- Kilometrat e pershkuara;
- Viti i prodhimit;
- Paraqitja e jashtme;
- Paraqitja e brendshme;
- Pozicioni i drejtuesit;
- Numri i dyerve;
- Tipi i karrocerise .
- Numri i vendeve ulur dhe numri i vendeve ne kembe;
- Pajisja me fikse zjarri;
- Pajisja me sinjalizues emergjence;
- Pajisje te instaluar per hipjen dhe zbritjen e invalideve;
- Lloji i kambjos .
INVENTARI I MJETEVE
- Numri i mjeteve ne levizje – 11,( njembedhjete) prej te cilave per linjen
- Uznove e Madhe – Axhensi- Kombinat- Uznove e Madhe 8 (tete) automjete
- Axhensi – Ish-Ushqimorja – Kala –Axhensi 1 (nje) automjet
- Uznove e Madhe –Axhensi- 6-katesh (rotondo) –Ura e re –Uznove 1 (nje) automjet
- Axhensi –Sheshi “Demokracia”- Tregu Industrial –Axhensi 1 (nje) automjet
- Numri i mjeteve ne dispozicion – 4 ( kater) ;
- Busi i prodhuar jo me pare se viti 2005 – 8 ( tete ) cope per linjen Uznove e Madhe –Kombinat-Axhensi- Kombinat- Uznove e Madhe;
- Busi i prodhuar jo me pare se viti 2000 – 7 ( shtate) cope ne perputhje me kriteret e automjeteve per tre linjat e tjera dhe atyre ne dispozicion.
Dokumentet duhet te jene origjinale ose kopje te noterizuara të tyre ne gjuhen shqipe, te leshuara jo me pare se 3 (tre) muaj nga dita e hapjes se konkurrimit. Rastet e mos – dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.
Kerkesa se bashku me dokumentat duhet te dorezohen zyrtarisht me poste ne adresen: Bashkia Berat Bulevardi “Republika “ Berat. Afati i dorezimit te dokumentave eshte 15 ( pesemedhjete) dite kalendarike nga dita e publikimit ne gazetat kombetare dhe ne faqen zyrtare te Bashkise Berat www.bashkiaberat.gov.al
Te gjitha aplikimet e kryera pas dates se mesiperme, nuk do te merren ne shqyrtim .
MENYRA E PERZGJEDHJES SE FITUESIT
Shqyrtimi i dokumentacionit provues dhe shoqerues te kandidatet pjesemarres do te behet brenda
7 (shtate ) diteve kalendarike. Kandidatet qe plotesojne kriteret e kualifikimit ne konkurrim do te klasifikohen ne baze te sistemit te vleresimit me pike. Kandidati i renditur i pare do te vazhdoje proçeduren per plotesimin e kritereve te liçencimit.
Afati i ankimimit per kadidatet pjesemarres eshte 7 (shtate) dite kalendarike nga dita e publikimit te klasifikimit te kandidatit/kandidateve fitues.
Sistemi i vleresimit me pike do te perbehet nga :
- Pike per mesataren e vitit te prodhimit te te gjithe automjeteve;
- Pike per eksperiencen e aplikantit ne transportin qytetas te udhetareve;
- Pike per pronesine e automjeteve.
Sistemi i vleresimit me pike per mesataren e vitit te prodhimit te te gjithe automjeteve :
– Per automjetet e prodhuar ne vitin 2000 1 pike
– Per automjetet e prodhuar ne vitin 2001 2 pike
– Per automjetet e prodhuar ne vitin 2002 3 pike
– Per automjetet e prodhuar ne vitin 2003 4 pike
– Per automjetet e prodhuar ne vitin 2004 5 pike
– Per automjetet e prodhuar ne vitin 2005 8 pike
– Per automjetet e prodhuar ne vitin 2006 10 pike
– Per automjetet e prodhuar ne vitin 2007 15 pike
– Per automjetet e prodhuar ne vitin 2008 20 pike
– Per automjetet e prodhuar ne vitin 2009 25 pike
– Per automjetet e prodhuar ne vitin 2010 30 pike
– Per automjetet e prodhuar ne vitin 2011 35 pike
– Per automjetet e prodhuar ne vitin 2012 40 pike
– Per automjetet e prodhuar ne vitin 2013 45 pike
– Per automjetet e prodhuar ne vitin 2014 50 pike
Sistemi i vleresimit me pike per eksperiencen e aplikantit ne transportin qytetas te udhetareve (TQU):
– Per experience ne sherbimin ne TQU, 2 deri ne 5 vjet 5 pike
– Per experience ne sherbimin ne TQU, 6 deri ne 8 vjet 10 pike
– Per experience ne sherbimin ne TQU, 9 deri ne 10 vjet 20 pike
– Per experience ne sherbimin ne TQU, mbi 10 vjet 30 pike
Sistemi i vleresimit me pike per pronesine e automjeteve :
– Pronesia e aplikantit per automjetet 10-49 % ; 5 pike
– Pronesia e aplikantit per automjetet 50-99 % ; 10 pike
– Pronesia e aplikantit per automjetet 100 % . 20 pike
SUBJEKTI QE DO TE KUALIFIKOHET I PARI, PER VAZHDIMIN E PROCEDURES SE LICENCIMIT DUHET TE PARAQESE BRENDA 14 (KATERMBEDHJETE ) DITEVE NGA DITA E PUBLIKIMIT TE KLASIFIKIMIT DOKUMENTAT E ME POSHTME
- Formularin e autodeklarimit ;
- Çertifikate te pronesise ose kontraten e qirase per cdo automjet;
- Lejen e qarkullimit per cdo automjet;
- Akt – vleresimin e plotesimit te kushteve te komoditetit;
- Çertifikaten e kontrollit teknik te automjeteve;
- Lejet e drejtimit (fotokopje e noterizuar) dhe kontratat e punes me drejtuesit e automjeteve me afat jo me pak se 1-vit , te lidhura perpara noterit;
- Deshmi penalitetit per çdo drejtues mjeti;
- Nje dokument qe verteton se drejtuesit e mjeteve nuk kane kryer shkelje te ligjeve te transportit, Kodit Rrugor leshuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimit te Transportit Rrugor.
- Drejtuesit e automjeteve duhet te kene jo me pak se 5 (pese) vjet eksperience pune ne fushen e transportit te udhetareve, per kete subjekti duhet te paraqese vertetim nga Zyra e Punes per çdo drejtues automjeti;
- Dokumentin e sigurimit te pergjegjesise se pronarit te mjeteve te transportit per deme shkaktuar paleve te treta (TPL);
- Dokumentin e sigurimit te pasagjereve nga aksidentet ne sektorin e transportit publik;
- Çertifikate Regjistrimi per çdo automjet leshuar nga Qendra Kombetare e Regjistrimit.
SPECIFIKIMET TEKNIKE TE MJETEVE
- Autobuzet duhet te jene te prodhuar ne vendet e Bashkimit Europian;
- Mjete te kene komoditet bashkekohor, te jene te pajisur me sistem frenimi te sigurt ABS, ASR, te kene pajisje kondicionimi me rregullator automatik;
- Pozicioni i drejtuesit te mjetit te jete majtas;
- Numri i vendeve ulur dhe numri i vendeve ne kembe te jete ne perputhje me studimin e hartuar nga Bashkia Berat per kete qellim;
- Autobuset duhet te jene te pajisur me sinjalistike, ku te percaktohen hyrja dhe dalja e udhetareve, xhami i emergjences, keshilla te shkruara per udhetaret dhe shoferin ne gjuhen shqipe etj;
- Mjetet te jene te pajisur me fikse zjarri te kolauduara;
- Mjetet te jene te pajisur me sinjalizues emergjence;
- Automjetet te jene me kambio automatike;
- Te kete pajisje te instaluar per hipjen dhe zbritjen e invalideve;
- Estetika e jashtme 100 %;
- Estetika e brendshme 100 %;
Bashkia Berat ka te drejten e verifikimit ne vend te plotesimit te specifikimeve teknike te lartpermendura. Mosplotesimi i njerit prej tyre sjell nderprerjen e proçedures se liçencimit dhe vazhdimin e saj me kandidatin e renditur i dyti ne klasifikimin e aplikanteve pjesemarres ne konkurrim.