Home / Njoftime / MBI FILLIMIN NGA ZBATIMI I PROJEKTIT “ SUBVENCIONIMI I QIRASE NË TREGUN E LIRË” PËR VITIN 2021.

MBI FILLIMIN NGA ZBATIMI I PROJEKTIT “ SUBVENCIONIMI I QIRASE NË TREGUN E LIRË” PËR VITIN 2021.

NJOFTIM  :

 

MBI  FILLIMIN  NGA ZBATIMI I PROJEKTIT “ SUBVENCIONIMI I  QIRASE NË TREGUN E LIRË” PËR VITIN 2021.

 

BASHKIA BERAT,NË ZBATIM TË:

  • Ligjit nr.22/18 “ Për strehimin Social “
  • VKM nr.384,datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të proçedurave të miratimit nga organet e vetqeverisjes vendore “
  • VKM-së 362, datë 29.05.2019 “Për kriteret e dhënies se subvencionimit të qirase për kategorite që gëzojnë përparësi në subvencionimin e qirasë në tregun e lirë ,nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe mënyrën e llogaritjes së tij” i ndryshuar njofton se :

 

  1. Kategorite që gëzojnë përparësi nga ky projekt jane familjet e pastreha që kanë aplikuar pranë bashkisë si të pastrehë  dhe  që kanë në përbërjen familjare : Personat me statusin e jetimit; person me aftësi të kufizuar ,invalid;Të moshuar; Familjet e komunitetit rom e egjyptian; Familjet me të ardhura familjare  mujore të ulta, me përkrahje sociale etj., që nuk kanë mundësi financiare për pagesën e qerase në tregun e lirë .

Të interesuarit të  paraqesim në bashki brenda datës 31.01.2021,  kërkesën së bashku me dokumentacionin ligjor për t’u trajtuar me “ Subvencionim të  qirase në tregun e lirë”.

Dokumentacioni përbëhet nga :

 

a.Kontratën e qirasë me qiramarrësin të apartamentit për periudhën 1.1.2021-31.12.2021 të lidhur para noterit për banesën e marë me qira, në tregun e lirë.

  1. Për të dhëna personale të aplikantit:
  2. Fotokopje të kartës së identitetit së aplikantit.
  3. Vërtetim për vendbanimin nga Administratori i lagjes apo i Njësisë Administrative

 

  1. Për vërtetimin e kushteve të strehimit:
  2. Vërtetim nga ASHK (ish-zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme ), se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes sipas çertifikatës familjare
  3. Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës;

c.Akt i verifikimit nga bashkia, për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale ose struktura, të cilat nuk klasifikohen si banesë.

 

  1. Për vërtetimin e kushteve familjare:
  2. Çertifikatë familjare aktuale
  3. Vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara.

 

  1. Për vërtetimin e kushteve sociale:
  2. Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara;
  3. Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar për individët me statusin e jetimit;
  4. Dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara;

ç. Urdhër mbrojtjeje apo urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje;

  1. Vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane;
  2. Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin;
  3. Vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë.

 

  1. Për vërtetimin e kushteve ekonomike,:
  2. Vërtetim i të ardhurave neto të familjes, për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;
  3. Dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes;
  4. Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes të bashkisë, për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;

ç. Vërtetim nga zyra e punësimit Berat për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë .

  1. Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.

f.Vërtetim nga drejtoria e taksave të bashkisë ,  që aplikuesi nuk ka detyrime  për taksat dhe tarifat vendore si familje .

 

Shënim; Dokumentat e sipërcituar të dorëzohen pranë protokollit të  Bashkisë brenda datës 31.01.2021.