Mesazhi i ngushëllimit të Kryetarit të Bashkisë z. Petrit Sinaj për ambasadorin turk z. Hidayet Bayraktar pas sulmit terrorist në Stamboll:
“Shkëlqesisë së Tij,
Z. Hidayet Bayraktar
Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe popullit mik të Turqisë.
Në këto momente lutemi për viktimat dhe bashkëndiejmë me Stambollin, këtë goditje ndaj gjithë njerëzimit dhe ndaj vlerave që na bashkojnë.
Liria nuk ka çmim dhe as zëvëndësim.
Zoti sjelltë paqen në çdo vend trazirash e për mbarë njerëzimin”