MBLEDHJE E KËSHILLIT BASHKIAK
⏩ Sot u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak me këtë rend dite:
1. Relacion dhe Projektvendim: Propozim për dhënien e Ndihmës Ekonomike për periudhën 01.03.2018 – 31.03.2018.✅
2. Relacion dhe Projektvendim: Për dhënien e pagesës së paaftësisë invalidëve të punës dhe kompesimin e energjisë elektrike për periudhën 1-28 shkurt 2018.✅
3. Relacion dhe Projekt vendim : Për dhënien e ndihmës ekonomike për rastet e Bashkisë për periudhën 1- 31 janar 2018.✅
4. Relacion dhe Projektvendim : Për dhënien e ndihmës ekonomike për rastet e Bashkisë për periudhën 1- 28 shkurt 2018.✅
5. Relacion dhe Projektvendim: Për dhënien e ndihmës ekonomike mbi përdorimin e fondit të kushtëzuar për bllok – ndihmën ekonomike deri në 6% për periudhën 1-31 janar 2018.✅
6. Relacion dhe Projektvendim: Për dhënien e ndihmës ekonomike mbi përdorimin e fondit të kushtëzuar për bllok – ndihmën ekonomike deri në 6% për periudhën 1-28 shkurt 2018.✅
7. Relacion dhe Projektvendim: Mbi përdorimin e fondit të Shërbimit Social, mbështetje financiare për përballimin e shpenzimeve të varrimit në raste fatkeqësie.✅
8. Relacion dhe Projektvendim: Mbi planifikimin e të ardhurave nga shërbimi i mbroitjes nga zjarri dhe shpëtimi, si dhe përdorimin e tyre për vitin 2018.✅
9. Relacion dhe Projektvendim: Mbi miratimin e Tavaneve Përgatitore të Programit Buxhetor Afatmesëm 2019 – 2021.✅
10. Relacion dhe Projektvendim: Për miratimin e planit financiar (të ardhura dhe shpenzime) të Banesave Sociale për vitin 2018 dhe lëvrimi i fondeve nëpërmjet degës së thesarit.✅
11. Relacion dhe Projektvendim: Për miratimin e kërkesës së Bashkisë Berat, së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor për akordimin e ndihmës financiare për familjet e Shaziman Kamberit, Sulo Myrteliut, Agron Myrteliut dhe Vasil Naskës , banesat e të cilëve janë dëmtuar nga përmbytjet, nga Buxheti i Bashkisë dhe Buxheti i vitit 2018 në Ministrinë e Punëve të Brendshme, programi “Emergjencat Civile”. ✅
12. Relacion dhe Projektvendim: Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.57, datë 28.12.2015 “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Berat”, të ndryshuar.✅
13. Relacion dhe Projektvendim: Mbi miratimin e listës së familjeve që përfitojnë bonus strehimi.✅
14. Relacion dhe Projektvendim: Për miratimin e dhënies me enfiteozë objektit të ish- konviktit të shkollës së mesme “Stiljano Bandilli” në lagjen “Dëshmorët e Kombit” Berat.❌
15. Relacion dhe Projektvendim: Mbi masën e subvencionimit të qirasë për banorët e banesave sociale.✅
16. Projektrregullore: Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Berat.✅
Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me përjashtim të pikës 14.