Home / Njoftime / MBLEDHJE E KËSHILLIT BASHKIAK

MBLEDHJE E KËSHILLIT BASHKIAK

sot u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak me këtë rend dite:

1. Relacion dhe Projektvendim: Dhënia e kompensimit të energjisë elektrike për familjet përfituese të ndihmës ekonomike për periudhën 1-31 mars 2018. (Ky material ka kaluar ne komisionin e ekonomise me nr. vendimi 47, datë 30. 04. 2018).
2. Relacion dhe Projektvendim: Propozim për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 01.05.2018 – 31.05.2018. 
3. Relacion dhe Projektvendim: Për dhënien e pagesës së paaftësisë invalidëve të punës dhe kompesimin e energjisë elektrike për periudhën 1-30 prill 2018.
4. Relacion dhe Projektvendim: Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së kompesimit të energjisë elektrike deri në 300 KËH në muaj, për periudhën 1-30 prill 2018.
5. Relacion dhe Projektvendim: Për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i Drejtorisë së Shërbimit Social të Bashkisë Berat për periudhën 1- 30 prill 2018.
6. Relacion dhe Projektvendim: Për dhënien e ndihmës ekonomike duke përdorur fondin e kushtëzuar të bllok – ndihmës ekonomike deri në 6% për periudhën 1-30 prill 2018.
7. Relacion dhe Projektvendim: “Miratimi i kërkesës së Bashkisë Berat, së bashku me dokumentacionin tekniko – ligjor, për akordimin e ndihmës financiare për familjet e Vladimir Shukës, Ramiz Dardhës dhe Fejzi Hoxhës, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga zjarri, nga buxheti i Bashkisë dhe buxheti i vitit 2018 në Ministrinë e Punëve të Brendshme, programi “Emergjencat civile”.
8. Relacion dhe Projektvendim: Mbi një ndryshim në VKB- në nr. 5, datë 20.01.2016 “Për miratimin e dhënies në përdorim të ambienteve për tri subjekte politike”.
9. Relacion dhe Projektvendim: Mbi një ndryshim në VKB-në nr. 39, datë 28.04.2017 “Për miratimin e dhënies me enfiteozë të objektit të ish-konviktit të vajzave të shkollës së mesme “Kristo Isak”, lagjja “22 Tetori”.
10. Relacion dhe Projektvendim: Për miratimin e dhënies me enfiteozë të objektit të ish – konviktit të shkollës së mesme “Stiljano Bandilli” në lagjen “Dëshmorët e kombit”, Berat.✖️
11. Relacion dhe Projektvendim: Për miratimin e rregullores “Për përcaktimin e rregullave të menaxhimit të aktiviteve të Bashkisë Berat”.
12. Relacion dhe Projektvendim: Për ndryshimin e nivelit të tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm, largimin (kanalizime) dhe përpunimin e ujërave të ndotura (trajtimin), si dhe tarifës fikse të shërbimit.✖️
13. Relacion dhe Projektvendim: Mbi miratimin e fondit për ndërhyrjen emergjente “Ndërtimi i mbështetjeve të Urës së Bejlit” në fshatin Gjoroven.
14. Relacion dhe Projektvendim: Për sistemimin e fëmijës Aleksandro Boçi në Qendrën Rezidenciale Zhvillimore, Berat.
15. Shtesë në rendin e ditës/ Relacion dhe Projektvendim: Për një shtesë në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 57, datë 28.12.2015 “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Berat, të ndryshuar.

Pika 10 u hoq nga rendi i ditës, ndërsa pika 12 do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës. Të gjitha pikat e tjera u miratuan.