U nënshkrua sot Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Bashkisë Berat dhe Organizatës ‘’ Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim ‘’. Kryetari i Bashkisë Z. Petrit Sinaj dhe përfaqësuesja e ‘’Partnerët Shqipëri’’ Znj. Ariola Agolli, shprehën angazhimin e tyre për bashkëpunim në zbatimin e Projektit të Anti-Korrupsionit, i cili do të zbatohet në kuadër të Programit të Partneritetit Urban të Bankës Botërore – Austri “Qeverisje Urbane/ Ndërtimi i Integritetit në Evropën Juglindore”, gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2016.
Si pjesë e këtij bashkëpunimi do të identifikohen shërbimet dhe aktivitetet me ndjeshmëri më të madhe ndaj korrupsionit, nëpërmjet workshopeve dhe anketave me stafin e bashkisë, si dhe pyetësorë me grupet e interesit.Më pas do të përcaktohen zhvillimi i zgjidhjeve dhe planeve të veprimit për reduktimin e mundësive për korrupsion .
Kryetar i Bashkisë Berat Z. Sinaj, u angazhua të caktojë një ekip për zbatimin e programit që do të quhet ”Koalicioni Udhëheqës”, të sigurojë pjesëmarrjen e tyre në takimet e punës të zhvilluara me ekspertët e Projektit, si dhe të ofrojë informacionin dhe hapësirat e nevojshme për realizimin e aktiviteteve të programit.