Bashkia Berat ne bashkepunim me fondacionin “Friedrich Ebert”,ne kuader te projektit “Loja simuluese mbi politiken vendore:Pa rini nuk ka shtet” organizuan sot nje simulim te mbledhjes se Keshillit Bashkiak me nxenes te shkollave te mesme te qytetit.
Gjatё lojёs simuluese tё rinjtё pas njё kohe pёrgatitore intensive shndёrrohen nё anёtarё tё kёshillit bashkiak të qytetit sё tyre. Ata njihen me politikanёt “e vёrtetё” tё bashkisё/komunёs, vizitojnё mbledhje tё kёshillit, krijojnё grupime politike, pёrzgjedhin tema, pёrpunojnё dhe pёrpilojnë pikёpamjet e tyre nё formё kёrkesash dhe propozimesh dhe nё fund luajnё (imitojnё) njё mbledhje kёshilli. Nё lojën simuluese diskutohen probleme dhe shtrohen pyetje qё kanё tё rinjtё. Ky projekt synon tё pёrçojё njohuri. Nё to bёn pjesё nё rradhё tё parё abc-ja e politikёs vendore. Loja synon gjithashtu tё kontribuojë nё zhvillimin e aftёsive komunikative. Kёtu bёn pjesё aftësia pёr tё argumentuar nё mёnyrё konstruktive. Pjesёmarrёsit duhet tё mёsojnё tё pёrballojnё konfliktet dhe tё bёjnё kompromise, tё debatojnë nё mёnyrё konstruktive dhe tё marrin vendime me pёrgjegjësi nёn presionin e detyrimeve objektive. Tё rinjtë mёsojnё sesi duhen formuluar pikëpamjet dhe dëshirat dhe sesi mund tё vihen ato nё zbatim.
Loja mundёson dialogun dhe nё kёtё mёnyrё edhe mirёkuptimin e ndёrsjellё mes tё rinjve dhe politikanёve vendorë. Nё kёtё mёnyrё ajo mund tё krijojё lidhje (nivele bashkёpunimi) tё reja dhe njё pikënisje pёr projekte tё tjera vendore. Loja simuluese synon t’u jap tё rinjve kurajo dhe shtysё pёr t’u angazhuar nё politikё, sepse vetëm kush njeh strukturat dhe mёnyrat e veprimit, mund tё angazhohet me sukses.
Ne kete “loje simuluese” kane qene te pranishem n/Kryetari i Bashkise, z.Clirim Brisku, Drejtori i Kabinetit te Kryetarit z.Evis Plaku,sekretare e Keshillit Bashkiak Berat znj.Ledina Gjoroveni,si edhe drejtore dhe perfaqeues te Bashkise ,te cilet i jane pergjigjur pyetjeve te nxenesve.