Home / Njoftime / KRYEMINISTRI RAMA VIZITON BERATIN

KRYEMINISTRI RAMA VIZITON BERATIN

Për t’u njohur me situatën dhe pasojat e përmbytjes, vizitoi sot Beratin Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama. Në këtë vizitë ai shoqërohej nga Prefekti i Qarkut Berat, z. Harilla Dafa, Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj, deputetë të Qarkut të Beratit dhe të tjerë përfaqësues të pushtetit vendor. Kryeminstri Rama u njoh me pasojat e përmbytjeve dhe masat që janë marrë për eleminimin e tyre. Ai bëri një vizitë edhe te të evakuarit e përmbytjeve, duke u njohur më nga afër me kushtet e krijuara për ta. Z. Rama shprehu mbështetjen e tij dhe të qeverisë ndaj çdo kërkese për të kapërcyer të gjitha pasojat e shkaktuara nga përmbytjet.