Home / Njoftime / Këshilli Bashkiak Berat zhvillon tryezën e tretë me shoqërinë civile për transparencë dhe antikorrupsion

Këshilli Bashkiak Berat zhvillon tryezën e tretë me shoqërinë civile për transparencë dhe antikorrupsion

Në vijim të takimeve me përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë aktivë, Këshilli Bashkiak Berat, organizoi tryezën e tretë të punës në një atmosferë bashkëbisedimi të frutshëm dhe konstruktiv.
Takimet me shoqërinë civile organizohen nga Këshilli I Bashkisë Berat, me mbështejen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim 🇨🇭, Qeverisë së Suedisë 🇸🇪dhe projektit Bashki të Forta.
🗣️Tema e diskutimit në takim ishte: “ Krijimi dhe përdorimi i mekanizmave të bashkëpunimit dhe koordinimit me shoqërinë civile dhe qytetarë aktivë në lidhje me llogaridhënien, vendimmarrjen dhe monitorimin e veprimtarisë së bashkisë”. Vecanërisht mekanizmat e përbashkëta për parandalimin dhe lufën ndaj korrupsionit, si pjesë e agjendës së veprimtarisë së Këshillit Bashkiak”, ishin objekt diskutimi i takimit.
Gjatë takimit, pjesëmarrësit ndanë opinionet, përvojat dhe praktikat e tyre në marrëdhëniet me institucionet, duke theksuar nevojën për një qeverisje më të drejtë, transparente dhe të ndershme për të gjithë qytetarët.
Takime të tilla do të vijojnë të organizohen në mënyrë periodike. Vetëm së bashku mund ta bëjmë qeverisjen më të mirë për komunitetin që na rrethon!

#KeshilliBashkiakBerat #Antikorrupsioni #Transparencë #PjesëmarrjeQytetare #BashkiTëForta