Keshilli Bashkiak Berat perbehet nga keshilltare te zgjedhur sipas dispozitave te percaktuara ne Kodin Zgjedhor te Republikes se Shqiperise.
Numri i anetareve te Keshillave Bashkiak percaktohet sipas numrit te popullsise. Keshilli i Bashkise Berat ka 31 (tridhjete e nje) keshilltare.
Keshilli Bashkiak i ushtron funksionet e tij qe nga krijimi deri ne krijimin e keshillit te ri pasardhes. Mbledhjet e Keshillit Bashkiak zhvillohen si rregull sipas percaktimit qe ben vet keshilli, por jo me pak se nje here ne muaj.
Mbledhja e keshillit quhet e vlefshme kur ne te merr pjese shumica e te gjithe anetareve te keshillit me perjashtim te rasteve kur kerkohet nje shumice tjeter per marrjen e vendimeve. Organet drejtuese te Keshillit Bashkiak jane Kryesia (Kryetari, Zevendeskryetari, Sekretari) Keshilltaret mund te grupohen ne perputhje me orjentimin e tyre politik. Keshilli bashkiak krijon komisione te perhershme e te perkohshme per fusha te ndryshme te veprimtarise se vet. Procedura e keshillit per m bledhje eshte kjo:
- Pyetje nga keshilltaret rreth relacionit dhe projekt-vendimit te paraqitur.
- Mendimi i komisionit te keshillit per materialin.
- Diskutime nga keshilltaret e pranishem
- Votim
Votimi ne Keshill behet i hapur ose i fshehte. Keshilli vendos per rastet kur votimi behet i fshehte. Mbledhjet e keshillit jane te hapura per publikun. Çdo qytetar lejohet te ndjeke mbledhjet e keshillit sipas menyres se percaktuar ne rregulloren e keshillit. Njoftimi per mbledhjen e Keshillit behet publik ne vende te caktuara nga keshilli dhe ne media. Detyrat e keshillit jane te percaktuara ne nenin nr 45, te ligjit 139 dt 17.12.2015.
Permendim disa prej tyre :
- Miraton statutin e komunes ose te bashkise, si dhe rregulloren e brendshme te funksionimit te vet.
- Zgjedh dhe shkarkon kryetarin dhe zevendeskryetarin e keshillit.
- Emeron dhe shkarkon sekretarin e keshillit komunal ose bashkiak.
- Miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij .
- Miraton tjetersimin ose dhenien ne perdorim te pronave te treteve .
- Vendos per taksat e tarifat vendore , si dhe nivelin e tyre .
- Vendos per dhenien ose heqjen e mandatit te keshilltarit .
- Vendos per simbolet e komunes ose te bashkise.
- Jep tituj nderi dhe stimuj.