Home / Njoftime / Kerkese per leje 24 h

Kerkese per leje 24 h

Personi juridik i cili do të pajiset me ”LEJE USHTRIM AKTIVITETI PËR SUBJEKTET AKTIVITETI I TË CILËVE SHKAKTON ZHURMË” duhet të paraqes pranë Pushtetit Vendor që ka të drejten e dhënies së lejes keto dokumenta:

1. Kërkes me shkrim me të dhënat kryesore:
-emri, mbiemri, adresa, nr.telefoni, llojin e lejes me të cilin kërkon të pajiset;
2. Ekstraktin historik dhe tregtar të rregjistrit tregtar nga Qendra Kombëtare e Rregjistrimit;
3. Vërtetimin e shlyerjes së detyrimeve tatimore (detyrimeve vendore);
4. Çertifikatën e pronësisë të objektit ose kontratë qeraje (së bashku me hartën treguese);
5. Për mjediset e mbyllura, deklarat noteriale për përdorim të materialeve të izolimit akustik dhe konfirmim nga Drejtoria e Planifikimit të Territorit, Investimeve dhe Kontrollit të Projekteve (për njësitë brenda qendrave urbane dhe që kufizohen me objekte të tjera);
6. Fotografi të objektit.

  • Leja jepet për një periudhë 1 vjeçare me të drejtë ripërsëritje.

– Për mjediset e hapura orari i lejimit të ushtrimit të veprimtarive, për ditët e premte dhe e shtunë, të jetë nga ora 1900 deri në orën 2300, sipas normave të lejuara të zhurmës. Tarifa e Shërbimit Administrativ është 5,000 lekë/vit.
– Për mjediset e mbyllura, veprimtaria lejohet pa kufizime orari, duke respektuar nivelin e lejuar të zhurmës. Tarifa e Shërbimit Administrativ është 7,000 lekë/vit.

 

Kerkese per leje karburanti

a .Për marrjen e licencave për funksionimin e stacioneve të shitjes së karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës për automjete e vajrave lubrifikante, personi juridik duhet të paraqesë, pranë organit të qeverisjes vendore që ka të drejtën e dhënies së licencës, këto dokumente:
1) Ekstraktin historik dhe tregtar të regjistrit tregtar, nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, ku në objekt të ketë të përcaktuar veprimtarinë e tregtimit të nënprodukteve të naftës bruto;
2) Projektin teknologjik të depove dhe të linjave, të miratuar nga organet përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi të mjedisit dhe të mbrojtjes nga zjarri. Projekti teknologjik për depot dhe linjat që përdoren për depozitimin dhe shitjen e gazit të lëngshëm të naftës duhet të jetë i miratuar edhe nga organet përkatëse të kontrollit të pajisjeve nën presion;
3) Certifikatën e përdorimit të objektit, të lëshuar nga institucionet përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi për planifikimin e territorit;
4) Vërtetimin për kontrollin e objektit, për respektimin e kushteve teknike, të lëshuar nga Inspektorati Shtetëror Përgjegjës;
5) Certifikatën e kalibrimit të rezervuarëve, të vendosur në stacion, dhe të matjes së aparateve të shitjes së karburanteve dhe gazit të lëngshëm të naftës, nga DPM-ja ose organet e autorizuara për këtë qëllim;
6) Lejen e mjedisit, sipas legjislacionit në fuqi për mjedisin;
7) Autorizimin hyrje-dalje në rrugë, të lëshuar nga enti pronar i rrugës;
8) Regjistrimin e markës tregtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave;
9) Vërtetimin e shlyerjes së detyrimeve vendore;
10) Vërtetimin e shlyerjes së detyrimeve tatimore, përfshirë sigurimet shoqërore.
Pagesa për dhënien në një periudhë 5vjeçare dhe përsëritjen e licencave për stacionet e shitjes së karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, dhe vajrave lubrifikante është 2 000 000 (dy milionë) lekë,
b. Dhënia e licencave për njësitë e shitjes së lëndëve djegëse, për veprimtarinë e tregtimit për përdorim nga konsumatorët fundorë, bëhet nga organet e qeverisjes vendore.
Personi juridik, që kërkon të pajiset me këtë licencë, duhet të paraqesë, në njësitë e qeverisjes vendore, dokumentet e përcaktuara në shkronjat “1”, “3”, “4” e “6” te cituara me lart, si dhe certifikatën e kalibrimit të enëve dhe të aparateve të shitjes, të lëshuar nga organet e metrologjisë e të kalibrimit.
Pagesa për dhënien në një periudhë 5vjeçare dhe përsëritjen e licencave për njësitë e shitjes së lëndëve djegëse, që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të tyre për përdorim nga konsumatorët fundorë, është 200 000 (dyqind mijë) lekë.