Dokumentacioni i nevojshem per leje ndertimi
- Kerkesa per leje ndertimi sipas formularit tip te shtojces A.
- Dokumentacioni i pronesise , vertetim ose certifikate pronesie ( i freskuar nga z.r.p.p. jo me vone se tre muaj me pare) perfshire marveshje midis pronareve ose pronar zhvillues.
- Fragmenti i hartes se parceles ku do te kryhet zhvillimi, hartuar nga ing.topograf i licensuar.
- Plani i vendosjes se ndertimit mbi fragmentin e hartes ne gjendjen ekzistuese ( hartuar nga ark.i licensuar)
- Projekti teknik arkitektonik dhe i peisazhit , sipas rastit ne 2D, 3D duke perfshire dhe eleminimin e barierave arkitektonike , hartuar nga ark i licensuar.
- Projekti konstruktiv hartuar nga ing.i licensuar.
- Projekti i instalimeve qe perfshijne hidrosanitare, elektrike, ngrohje, ventilim,mbrojtje nga zjarri, eficense energjie , shkalle emergjence.Te gjitha projektet te shoqerohen me relacionin perkates.
- Kontrate me subjekt ndertues privat i licensuar i shoqeruar me grafik punimesh, preventiv, plan organizimi, vertetim nga drejtoria e tatimeve per shlyerje detyrimesh.
- Kontrate me supervizorin, ing i licensuar ne kete fushe.
- Preventivi i punimeve hartuar nga projektuesi ing i licensuar bazuar ne manualin e fundit teknik .
- Deklarata e projektuesit te licensuar sipas shtojces B, per perputhshmerine e projektit me dokumentat e planifikimit dhe kontrollit te zhvillimit ….
- Mandat pagesa e tarifes se sherbimit.
- Lejet licensat , autorizimetapo aktet e miratimit te nevojshem per ushtrimin e aktivitetit ne zbatim te legjislacionit.
- Oponenca teknike per objekte qe kalojne vleren e 100 000 000 leke.
- Studim gjeologjik per objekt mbi 3 kate.
- Studim sizmik per object mbi 8 kte.
Ndërhyrje që nuk kërkojnë pajisjen me leje ndërtimi
AUTORIZIM
a) Ndërhyrje të mirëmbajtjes së zakonshme, ( ndërhyrjet për riparimin apo zëvendësimin e rifiniturave ekzistuese të ndërtesave, si dhe ato që janë të nevojshme për të mbajtur në efiçencë impiantet teknologjike ekzistuese.të kësaj rregulloreje, që përfshijnë:
i) ndërhyrje të jashtme për riparimin dhe zëvendësimin e rifiniturave të jashtme të ndërtesave, me kusht që të ruhen karakteristikat origjinale të tyre, si vijon:
– rifreskimi i lyerjes, suvatimit dhe veshjes së fasadave me materiale që kanë karakteristika dhe ngjyra të njëjta me ato ekzistuese;
– pastrimi i fasadave;
– riparimi dhe zëvendësimi i dritareve dhe dyerve, qepenave dhe vitrinave (duke përfshirë përdorimin e materialeve të ndryshme), pa ndryshuar karakteristikat e tilla si forma, ngjyra, dizajni dhe dimensionet e pjesëve të hapura dhe transparente;
– zëvendësimi i pjesshëm i mbulesës së çatisë, pa ndonjë ndryshim të formës, pjerrësisë dhe karakteristikave të veshjes;
– riparimi dhe zëvendësimi i ulluqeve dhe oxhakëve, edhe me materiale të ndryshme;
– riparimi i ballkoneve, tarracave dhe basamakëve apo barrierave mbrojtëse;
– vendosja e hekurave mbrojtës në dritare;
-vendosja e tendave të diellit dhe rrjetave kundër mushkonjave;
– lëvizja e shtresave të sipërme të oborreve;
– riparimi i rrethimeve ekzistuese.
ii) ndërhyrje të brendshme:
– riparimi dhe rinovimi i dyshemeve;
– riparimi dhe restaurimi i suvasë, veshjeve dhe ngjyrave;
– riparimi dhe rinovimi i dyerve dhe dritareve, përfshirë vendosjen e xhamave të dyfishtë.
iii) ndërhyrje në impiante higjieno-sanitare:
– veprat e riparimit dhe zëvendësimit të pajisjeve higjieno-sanitare dhe riparimet e impiantit;
b) Punimet për eliminimin e barrierave arkitektonike dhe përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara;
c) Lëvizjet e dheut që lidhen, në mënyrë të posaçme, me ushtrimin e veprimtarisë bujqësore ose blegtorale, përfshirë ndërhyrjet në impiante hidraulike bujqësore.
Dokumentacioni.
Kerkesa
Dokument i thjesht pronesie.
Skice planimetrike
Preventiv punimesh
Pagesa e aplikimit
Ndërhyrje që kërkojnë Deklarim paraprak
Pa përjashtuar detyrimin e respektimit të dispozitave ligjore të parashikuara nga kuadri ligjor në fuqi për veprimtaritë ndërtimore, përfshirë, në mënyrë të veçantë, sa i përket qëndrueshmërisë antisizmike, mbrojtjes kundër zjarrit, ruajtjes së sigurisë dhe higjienës shëndetësore, punimet e mëposhtme kryhen pa pajisjen me leje ndërtimi, pas njoftimit të deklaratës paraprake të fillimit të punimeve pranë autoritetit kompetent të planifikimit dhe zhvillimit:
i) Punime të jashtme, si:
– ndërhyrjet e mirëmbajtjes së zakonshme kur sjellin ndryshime të karakteristikave, formave dhe ngjyrave ekzistuese;
– punimet mirëmbajtëse për mbulesat;
– vendosja e shtresave për rritjen e efiçencës energjetike të ndërtesave ekzistuese.
ii) Punime të brendshme, si:
– përforcimi i strukturave mbajtëse të brendshme;
– hapja dhe mbyllja e dyerve të brendshme;
– krijimi, eliminimi ose ndryshimi i mureve ndarëse (jombajtëse) të brendshme, i mjediseve për shërbime higjienike;
– realizimi i impianteve të reja higjieno-sanitare dhe të ngrohjes/ftohjes;
– punimet për ndërtimin e rampave për përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara;
-struktura që instalohen për nevoja të çastit dhe të përkohshme, pa themele dhe që hiqen në çdo rast brenda një afati kohor maksimal 150-ditor;
– vendosja e paneleve diellore, fotovoltaike, në shërbim të ndërtesave, jashtë zonave të trashëgimisë historike, kulturore apo zonave të mbrojtura mjedisore, ku vendosja e tyre është e ndaluar;
– punime riparimi, zëvendësimi dhe mirëmbajtje e rrjeteve të infrastrukturës publike, që nuk prekin sistemin konstruktiv të tyre, nuk ndryshojnë përdorimin dhe përmasat e infrastrukturës si dhe kushtet e zhvillimit në zonën përreth;
– punime riparimi, mirëmbajtje dhe rehabilitimi të infrastrukturës së ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja;
– vendosja e tendave të diellit dhe pergolateve, në përputhje me ligjin që rregullon bashkëpronësinë në ndërtesat e banimit dhe rregulloren arkitektonike të qytetit;
– ndërhyrjet me qëllim ruajtjen apo rritjen e efiçencës energjetike dhe akustike në një strukturë ekzistuese, që nuk prekin sistemin konstruktiv të ndërtesës (p.sh. ndërhyrje në themele, mure mbajtëse, tra-kolonë etj.);
– serra të çmontueshme, pa themele të vazhduara, në shërbim të aktiviteteve bujqësore;
– vendosja e reklamave në fasadat e jashtme për qëllime të promovimit të aktivitetit ekonomik privat. Vendosja e tyre rregullohet sipas rregullores specifike të secilit autoritet vendor të planifikimit. Vendosja e reklamave jashtë territoreve urbane, si p.sh., rrugë interurbane, hekurudha, mjedise aeroportuale, pika doganore rregullohen me akte të ministrive përgjegjëse.
Dokumentacioni për punime me deklaratë paraprake
1. Dokumentet që duhet të depozitojë personi i interesuar, në letër dhe CD (format pdf), për njoftimin e deklaratës paraprake për kryerje punimesh janë:
a) Formulari i deklaratës, sipas shtojcës D, të kësaj rregulloreje, në dy (2) kopje, dhe, sipas rastit;
b) Dokumenti që vërteton pronësinë e tij apo të drejta të ligjshme për pasuri private apo publike për strukturën që ka në përdorim, në përputhje me legjislacionin në fuqi;( i freskuar)
c) Projekti teknik i realizimit të punimeve, i firmosur nga projektues të licencuar.( qkr)
d) Preventivi i punimeve .( sipas cmimeve te miratuara )
DREJTORIA E PLANIFIKIMIT TE TERRITORIT ,
INVESTIMEVE DHE KONTROLLIT TE PROJEKTEVE