Home / Njoftime / Deklaratë mbi situatën me banorët në Gjoroven

Deklaratë mbi situatën me banorët në Gjoroven

Pas publikimit të lajmit se disa banorë të Gjorovenit kanë protestuar për rehabilitimin e rrugës dhe kanë pretenduar se janë pritur në mënyrë të papërshtatshme nga kryetari i Bashkisë Berat, ndjejmë detyrimin institucional të sqarojmë opinionin publik se ky informacion nuk pasqyron realitetin.

Një përfaqësi e banorëve është pritur nga administrata e bashkisë, ku janë dëgjuar me vëmendje shqetësimet e tyre.
Banorët janë informuar se kërkesa për ndërhyrje në rrugë do të trajtohet me prioritet.
Gjithashtu, është rënë dakord që të zhvillohet një takim i drejtpërdrejtë me kryetarin e bashkisë ditën e hënë, më datë 9 shkurt, pasi në ditën e protestës, për shkak të agjendës, nuk ndodhej në Berat.

Bashkia mbetet e hapur për dialog me qytetarët dhe e angazhuar për zgjidhjen e problematikave të komunitetit në mënyrë transparente.