Bashkia Berat, ne vazhdim te procesit te nisur per konsultimin me qytetaret per te percaktuar prioritetet e zhvillimit te qytetit, zhvilloi sot nje takim me qytetare e banore te Rajonit Nr. 2.
Perfaqsuesit e Bashkise prezantuan investimet kryesore ku vlen te permendet projekti per vazhdimin e pedonales deri ne Stadumin e Vjeter, dhe sherbimet e tjera ne infrastrukture, ndricim, gjelberim. Nje fokus te vecante ze rivitalizimi i hapesirave mes pallateve, ne te cilat do te ndertohen hapesira te gjelberta, shlodhese, mjedise sportive dhe rekreative per te rinjte.
Banoret e njesise 2, ngriten shqetesimet e tyre te fokusuara kryesisht ne infrastrukture, pastrim, ndricim.
Bashkia Berat vazhdon takimet me qytetare, e grupe interese per prezantimin e projekteve dhe planifikimin e investimeve ne kuader te planifikimit te Buxhetit te vitit 2016