NJOFTIM
DËGJESA PUBLIKE
PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR I TERRITORIT TË BASHKISË BERAT
Bashkia Berat ka ndërmarrë nismën për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Territorit Administrativ, sipas përcaktimeve të ligjit 115/2014 dt. 31.07.2014, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, dhe në zbatim të parashikimeve të ligjit nr.107/2014 “Për planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”. Në këtë proces, Bashkia po asistohet nga USAID, përmes Projektit për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), si një nga 5 bashkitë model në Republikën e Shqipërisë në kuadër të planifikimit të territorit.
Ne kete proces te gjate dhe te rendesishem sapo kemi miratuar Strategjine e Zhvillimit per Territorin e Bashkise Berat dhe jemi duke punuar per Planin e Zhvillimit te Territorit. Për këtë qëllim, Bashkia Berat ka vendosur të organizojë dëgjesë publike ditën e premte , datë 20 maj 2016 ora 13.00 , në ambjentet e Qendres Kulturore “Margarita Tutulani “ Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë për tu informuar mbi procesin e planifikimit , si dhe për të nisur diskutimet ne lidhje me propozimet mbi Planin e Zhvillimit. Ky takim do të ndihmojë grupin e punës në plotësimin e dokumentit të planifikimit me informacionet dhe çështjet e duhura në kuadër të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Planifikimit të Territorit të Bashkisë Berat.
Prezanca Juaj do të na nderonte.
Jeni të mirëpritur!
Bashkia Berat Për një Berat të Qytetarëve