DËGJESA PUBLIKE PËR HARTIMIN E VSM-së,
PLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR I BASHKISË BERAT
Bashkia Berat ka ndërmarrë nismën për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Territorit Administrativ, sipas përcaktimeve të ligjit 115/2014 dt. 31.07.2014, “ Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, dhe në zbatim të parashikimeve të ligjit nr.107/2014 “Për planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”. Në këtë process, bashkia po asistohet nga USAID, përmes Projektit për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), si një nga 5 bashkitë model në Republikën e Shqipërisë në kuadër të planifikimit të territorit.
Ne vazhden e procesit , Bashkia Berat do të organizojë dëgjesën e dyte publike per hartimin e VSM , ditën e premte , datë 9 shtator 2016 ora 11.00 , në ambjentet e Qendres Kulturore “Margarita Tutulani “ ( kati i dyte) . Ne kete takim jeni të ftuar të merrin pjesë për tu informuar mbi procesin si dhe për tu bere pjese e diskutimeve dhe problematikave ne lidhje me draft materalin e VSM . Ky takim do të ndihmojë grupin e punës në plotësimin e dokumentit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor dhe ne marrjen e nje produkti te qendrueshem .
Prania Juaj eshte nje kontribut i vlefshem ne procesin e hartimit te PPV per Bashkine tone.