Në kuadrin e marrdhënieve të binjakëzimit ndërmjet Bashkisë së Beratit dhe Bashkisë Yenimahalle në Ankara – Turqi, dhe bazuar në marrëveshjen e partneritetit ndërmjet dy qyteteve, Bashkia e Yenimahalles ka dhuruar së fundmi një paketë pajisjesh dhe mjete pune për Bashkine Berat dhe Qendrën e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara LIRA e cila menaxhohet prej BashkisëBerat. Paketa e ndihmës konsiston në pajisje kompjuterike, pajisje elektroshtëpiake për Qendren LIRA, mjete dhe pajisje didaktike pune përfëmijët me aftësi të kufizuara të Qendrës LIRA dhe lojra për fëmijët.
I pranishem në ceremoninë e dhurimit të ndihmave ka qenë Kryetari i Bashkise Berat Z. Fadil Nasufi dhe përfaqësues të Medresesë së Beratit të cilët bënë të mundur transportin e dërgesës.
Z. Nasufi ka falenderuar për dhurimin, duke theksuar se bashkëpunimi ndërmjet dy bashkive do të vijoje edhe në të ardhmen, dhe njëkohësisht duke bërë apel për ndihmë ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuar që frekuentojnë dy qendrat e fëmijëve në Berat: Qendrën ‘’Une jam si ju ‘’ dhe Qendrën LIRA’’.
Bashkia Yenimahalle është bashkia e dytë më e madhe në Ankara. Pas nënshkrimit të Memorandumit nga të dyja qytetet, është shprehur gadishmëria për bashkëpunim në fushat: sociale, kulturore, infrastrukture, mjedis, teknologji dhe gjithashtu në modernizmin e infrastrukturës në territoret respektive.