️ #APEL #QYTETAR
⏩Bashkia e Beratit shpreh edhe njëherë keqardhjen e saj ndaj veprimeve të papërgjegjshme të disa personave, të cilët kanë dëmtuar në lagjen “Goricë” ekranin e platformës elektronike, INFOKIOSKË. Ajo iu bën apel qytetarëve të saj të mbrojnë dhe të denoncojnë të gjitha rastet e dëmtimit të pronës publike, për të ndëshkuar sipas ligjit personat përgjegjës.