I ndodhur në qytetin e Beratit për inaugururimin e filialit të bankës italiane “Intesa Sanpaulo Bank”, ambasadori italian Massimo Gaiani është takuar edhe me drejtuesit e qeverisjes vendore në qarkun e Beratit. Ndalesa e tij e parë ka qënë në bashkinë e qytetit ku është pritur nga kreu i këtij institucioni Fadil Nasufi i cili e ka njohur diplomatin italian me vlerat historike e kulturore të qytetit muze si dhe resurset e shumta të ketij qyteti. Më pas ambasadori Gaiani ka zhvilluar edhe takime me kryetarin e Këshillit të Qarkut Ptrit Sinaj si dhe dhe Prefektin Bujar Hoxhaj. Ambasadori italian Massimo Galiani i është përgjigjur edhe interesimit të medias në lidhje me situatën politike në Shqipëri dhe Itali.
Intervista
Cili është komenti juaj në lidhje me situatën politike në Shqipëri? A ka ndikuar në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE miratimi i tri ligjeve?
Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përparanë kuadër të integrimit të saj në BE. Gjithësesi është një proces i ndërlikuar që kërkon shumë angazhim. Mbetet ende shumë punë për të bërë, dhe në këtë kuadër është edhe miratimi i të ashtuquajturave tri ligje. Italia uron që edhe këto hapa të fundit që mbeten për tu bërë të kryhen. Italia mbështet fuqishëm integrimin e Shqipërisë në BE, dhe sigurisht u bënë thurrje të gjtha forcave politike të bëjnë maksimumin në mënyrë që të përftojnë edhe statusin e vendit kandidat për në BE.
A do të ndikojnë zgjedhjet e parlamentare në marrjen e statusit?
Urojmë që zgjedhjet të zhvillohen në një klimë të qetë, të kryehen mësëmiri dhe sipas rregullave. Koha nuk premton, por besoj se menjëhrë pas kryerjes së zgjedhjeve dhe daljes së rezultatit të filloj punë parlamenti i ri në mënyrë që të aprvohen edhe ligjet që nevoiten apo që të kryehen ato hapa të mëtejshme që kërkojnë për ntegrimin e vendit. Gjihësesi koha ëshë e shkurtër dhe ne urojmë që e gjitha kjo të realizohet samë shpejt të jet e mundur.
Si e komentoni situatën politike në Itali? A është shpreheje e humbjes së besimit të italianëve tek partitë e mëdha, kur dihet që aktori komik Peppe Grillo zuri vendin e tret në këto zgjedhje?
Sigurisht që zgjedhjet politike, fitorja e lëvisjes së Peppe Grillo dhe dalja e tijë në vendit e tretë, përbën një tregues të votës nga ana e popullit italian. Forcat politike po punojnë për formimin e qeveris së re, por i ijimn takon Presidentit të Republikës vendimi që do ë mari sepse i përket pikërisht atij për të vendosur rreth zhvillimit të ngjarjeve.