Në datat 09 dhe 10 Dhjetor 2015, Organizata Franceze e Qyteteve të Artit dhe Historisë , në bashkëpunim me Ministrinë Franceze të Kulturës, Ministrinë e Jashtme të Francës, Ambasadën Franceze dhe Ministrinë e Kulturës Shqipëri, organizuan Konferencën Ndërkombetare Trashëgimia, një mjet zhvillimi në zemër të objektivave të Bashkive dhe Rrjeteve të tyre.
Kjo Konferencë krijoi mundësinë e shkëmbimeve dhe takimeve të Bashkive të Ballkanit dhe Francës, në lidhje me mjetet e planifikimit urban, sensibilizimi i publikut për trashëgiminë kulturore dhe lidhjet midis trashëgimisë, peisazhit urban dhe mjedisit përreth. Kryetari i Bashkise Berat Z. Petrit Sinaj prezantoi në tryezën e rrumbullakët “Trashëgimia, një mjet zhvillimi në zemër të objektivave të bashkive dhe rrjeteve të tyre” , sfidat dhe mundësitë me të cilat përballet Bashkia Berat në fuksion të ruajtjes dhe zhvillimit të Qendrës Historike, si dhe hapat që Bashkia Berat dhe aktorët e tjerë kanë ndërmarrë në funksion të ruajtjes dhe promovimit të trashegimise kulturore .
Në takim merrnin pjese Zv/ Ministri i Kulturës së Shqipërisë Z. Zef Çuni, Z.Bernard Fitoussi-Ambasador i Francës në Shqipëri, Z. Patrick Geroudet- President i Shoqatës Franceze të Qyteteve të Artit dhe Historisë, si dhe Kryetarë të Bashkive të Qyteteve Historike të Shqipërisë, Rajonit dhe Francës.