U zhvillua sot ,ne sallen e Keshillit Bashkiak ,mbledhja e rradhes e Keshillit Bashkiak Berat,me kete rend dite:
1.Informacion “Për dhënien e ndihmes ekonomike per periudhen 1-31 Tetor 2015”
2.Relacion dhe Projekt Vendim “Miratimi i ndihmes ekonomike dhe paaftesise per muajin Nentor 2015”
3.Relacion dhe Projekt Vendim “Per miratimin e Tregjeve prane Varrezave Publike te qytetit ne te cilat do te tregtohen artikuj te ndryshem per ne varreza”.
4.Relacion dhe Projekt Vendim “Mbi pjesemarrjen e shtetit per perballimin e demeve ne raste fatkeqesish”
5.Relacion dhe Projekt Vendim “”Mbi pjesemarrjen e shtetit per perballimin e demeve ne raste fatkeqesish”
6.Relacion dhe Projekt Vendim “Per miratimin e Strehimit ne Banesa Prone e Bashkise”
7.Shtese ne rend dite,Relacion dhe Projekt Vendim “Masa e subvencionimit te qirase per qytetaret e strehuar ne banesat sociale”
Bashkia Berat e ka konsideruar si prioritar zgjidhjen e problemit të strehimit për familjet dhe njerëzit në nevojë. Në pronësinë e saj janë 48 apartamente të banesave sociale dhe banorët që banojnë në këto apartamente kanë hyrë në Korrik të vitit 2011.Familjet e banesave sociale, jane familje të ndryshme përsa i përket kushteve familjare, kushteve sociale dhe ato ekonomike .
Masa e qirasë, e përcaktuar sipas ligjit , parashikon të perfshihen të gjitha shpenzimet e kryera për ndërtimin e ndërteses së banimit dhe nga llogaritjet kanë dalë në vlerën 6995 lekë /muaj për apartamentet 1 dhomë + 1 kuzhinë dhe 5225 leke/muaj për garsonierë.
Mbështetur në ligjin Nr.9232, datë 13.5.2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane “ i ndryshuar, “ theksohet se në aftësinë paguese të familjes, niveli i pranueshëm i pagesës së qirasë mujore nuk duhet të kalojë 25 % të të ardhurave të familjes .
Për këtë arsye bashkia Berat i paraqiti Këshillit Bashkiak kërkesën për miratim të masës së subvencionimit të qirasë për 22 familje të strehuara në banesat sociale te cilat plotesojne kriteret për përfitim,duke patur parasysh statusin e tyre social si familje në nevojë . Këshilli Bashkia e ka miratuar subvencionimin e qirasë për keto familje.