Zv/Ambasadori Rus në Shqipëri Z. Dmitry Kazmin zhvilloi sot një takim Kryetarin e Bashkisë Z. Petrit Sinaj në një vizitë zyrtare në Bashkinë Berat.
Vizita u organizua në kuadrin e lidhjeve të bashkëpunimit ndërmjet Ambasadës Ruse në Shqipëri dhe Bashkisë Berat.
Gjatë takimit, palët shprehën dëshirën për të çuar më tej marrdhëniet dypalëshe të miqësisë duke rikonfirmuar vullnetin e shprehur gjate takimit me Ambasadorin Rus Z. Karpushin në vizitën e tij në Berat në 20 Nëntor 2015,për të bashkëpunuar në lidhjet kulturore, por edhe ne fushat e ekonomisë dhe tregëtisë. Gjiithashtu Zv Ambasadori Z. Kazmin paraqiti prane Bashkise Berat shprehjen e interesit të Rajoneve të Rostovit dhe Pern-it në Rusi,të cilat shprehën të gatshme për krjimin e lidhjeve me Rajone të Shqipërisë, bashkëpunim i cili u mirëprit nga Kryetari i Bashkisë Berat Z. Sinaj .Gjatë takimit u diskutua edhe rreth shkëmbimeve të studentëve ndërmjet dy vendeve në formën e programeve të edukimit, nëpërmjet shkollimit të studentëve Shqiptarë në Universitete të Rusisë.