Bashkia e Beratit eshte duke hartuar Planin e Detajuar Vendor per zonen apo nennjesine strukturore C2.2 a/1,me vendndodhje ne lagjen “30 Vjetori”,ne zonen e ish-Pjeshkores.
Ne zbatim te ligjit nr.107/2014 “Per Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”,si dhe Planit te Pergjithshem Vendor,Bashkia e Beratit ka detyrimin e hartimit te Planeve te Detajuara Vendore per mbulimin e gjithe zones urbane me plane te studiuara.
Jeni te mirepritur ne takimin e organizuar me 23.11.2015,ora 14:00 ne ambientet e Bashkise Berat,per te diskutuar rreth planeve te zhvillimit te kesaj zone.