Ambasadori Rus në Shqipëri viziton Bashkinë Berat.
Ambasadori Rus në Shqipëri Z. Aleksandër Karpushin zhvilloi sot një takim Kryetarin e Bashkisë Z. Petrit Sinaj , në një vizitë zyrtare në Bashkinë Berat.
Vizita u organizua në kuadrin e lidhjeve të bashkëpunimit ndërmjet Ambasadës Ruse në Shqipëri dhe Bashkisë Berat dhe u shoqërua edhe me aktivitetin e promovimit të librit me poezi të autorit modern Rus Vladimir Masallov.
Gjatë takimit , palët shprehën dëshirën për të çuar më tej marrdhëniet dypalëshe të miqësisë me rrënjë të thella historike, duke u fokusuar në lidhjet kulturore, të artit, por edhe ne fushat e ekonomisë dhe tregëtisë.
Kryetari i Bashkisë Z.Petrit Sinaj prezantoi prioritetet kryesore të qytetit, trashëgiminë kulturore dhe natyrore, të cilat lidhen ngushtë me zhvillimin e ekonomisë lokale, gjithashtu shprehu nevojën për të binjakëzuar qytetin e Beratit me Rajone në Rusi.Në fjalën e tij Z. Sinaj, ofroi bashkëpunim në fushën e shkëmbimeve kulturore , promovimit të letërsisë , artistëve dhe kulturës, shkëmbimeve të studentëve ndërmjet dy vendeve në formën e programeve të edukimit, si dhe interesimin e bashkëpunimit në fushën e tregëtisë ndërmjet bizneseve .
Ambasadori Rus Z. Karpushin u shpreh se ka potenciale të mëdha ekonomike dhe tregëtare që mund të shfrytëzohen dhe rruga më e mirë janë marrdhëniet rajonale, ku disa Rajone të Rusi kanë shprehur interesimin për të bashkëpunuar më Shqipërinë.Gjithashtu në fushën e ruajtjes dhe restaurimit të monumenteve të kulturës në Berat, Ambasadori u shpreh se Ambasada ka dëshirën të kontribuojnë në këtë fushë. Vlerat e mrekullueshme të ikonave të Beratit , kanë nxitur Ambasadën Ruse për të organizuar një ekspozitë të tyre në Rusi. Ambasada Ruse mbështet edhe projektet në fushën e arsimit dhe çdo vit ofrohen bursa për rreth 40 studentë Shqiptarë për të studiuar në Rusi.
Pas takimit në Bashkinë Berat, Delegacioni Rus zhvilloi një tur në Muzeun Kombëtar të Ikonave Onufri dhe Muzeun Etnografik, ku të pranishmit vlerësuan së tepërmi koleksionet e artefakteve.
Më pas, në ambientet e Qendrës Kulturore Berat , u zhvillua ceremonia e promovimit të librit me poezi për Shqipërinë i titulluar ‘’Zjarr’’ nga autori Rus Masallov, i përkthyer në gjuhën Shqipe nga Jorgji Doksani , ku i pranishëm në ceremoni ishte edhe autori i librit.
Aktiviteti u organizua nga Ambasada Ruse në Shqipëri, në bashkëpunim me Bashkinë Berat dhe Shoqatën e Miqësisë Shqipëri- Rusi- Dega Berat, në kuadrin e 70 vjetorit të formimit të kësaj Shoqate.