“Ta pastrojmë Beratin në një ditë, dhe ta mbajmë pastër cdo ditë”
Nën këtë moto, Bashkia Berat nisi aksionin për pastrimin e qytetit, duke angazhuar të gjitha strukturat e saj për një mjedis sa më të pastër. Kësaj thirrje iu bashkuan të gjitha shkollat, institucionet e qytetit,organizata te ndryshme,si Instituti i Kerkimeve Urbane etj. Punonjësit e administratës, së bashku me nxënësit e shkollave dhe qytetarë të shumtë morën përsipër të pastrojnë mbeturinat në rrugët dhe lagjet e qytetit, në zonën muzeale, e në cdo shtëpi e ambient.
Kjo nismë synon sensibilizimin e qytetarëve të Beratit për të pastruar qytetin në një ditë, dhe për ta mbajtur atë të pastër për cdo ditë. Synimi i këtij angazhimi është rritja e ndërgjegjësimit se një qytet i pastër është një qytet më i mirë për tu jetuar, është qyteti që e dëshirojmë të gjithë.
Berati, si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO meriton të jetë shembull për një mjedis të gjelbër, të pastër, cilësor.