Jane zhvilluar kete jave degjesat publike ne 4 Njesite Administrative te Bashkise Berat,per te diskutuar mbi propozimet dhe mendimet per Hartimin e Plan Buxhetit per vitin 2016.Gjate ketyre takimeve jane ngritur disa kerkesa dhe shqetesime nga te pranishmit.
Ne Njesine Administrative Otllak,disa nga propozimet per Hartimin e Projekt Buxhetit te vitit 2016 ishin:
1.Ndertimi i KUZ ne fshatrat Lapardha,Morave,Dyshnik
2.Furnizimi me uje te pijshem per fshatrat Qereshnik,Dyshnik
3.Ndricimi i fshatrave
4.Shtrimi i rrugeve me cakull
5.Ndertimi i kanaleve kulluese ,vecanerisht ne fshatin Orizaj
Ne Njesine Administrative Velabisht,ne degjesen e dyte publike,ne lidhje me propozimet per Plan Buxhetin e vitit 2016 te Bashkise Berat,disa nga kerkesat e te pranishmeve ishin:
Ndertimi KUZ ne fshatrat Velabisht,Starove,Bilce
Nderhyrje ne rrugen Berat-Bilce
Ndertimi i ures lidhese Mbrakull-Malinat
Rehabilitimi i disa shkollave dhe qendrave shendetesore ne kete njesi administrative.
Ne kuader te punes per Hartimin e Plan Buxhetit te vitit 2016,u zhvillua edhe ne Njesine Administrative Sinje takimi me kryetaret e fshatrave dhe aministratoret .
Ne fund te takimit ,3 nga pikat qe u premtuan per vitin 2016 nga Bashkia Berat ishin:
Rikonstruksioni i Muzeut Historik te Sinjes
Vazhdimi i punimeve ne Ujesjellesin e Paftalit
Planifikimi KUZ Mbreshtan.
Ne Njesine Administrative Roshnik,disa nga kerkesat e te pranishmeve ishin:furnizimi me uje ne fshatin Bogdan,rikonstruksioni i shkollave me ambiente sportive,shtrimi i rrugeve qe lidh qendrat e fshatrave me lagjet,ndertimi i KUZ per fshatrat e medhenj,ndertimi dhe nderhyrja ne kanalet kulluese.
Pasi degjoi te gjitha kerkesat e banoreve dhe te pranishmeve te tjere,Kryetari i Bashkise z.Petrit Sinaj siguroi se do ti paraqiten Keshillit Bashkiak per Projekt Buxhetin 2016,per te filluar implementimin e projekteve prioritare sic jane:Ndertimi i KUZ ne fshatrat e medhenj ,ndertimi i Ujesjellesit te fshatit Qereshnik,i cili do te jete faza e dyte e Ujesjellesit Roshnik, shtrimi gjate gjithe kohes ,me cakull i rrugeve qe lidhin qendrat e fshatrave me lagje te ndryshme,si dhe rikonstruksioni shkollave dhe qendrave shendetesore.
Te gjitha keto investime do te realizohen me financimet e Bashkise,Qeverise, si edhe nga donatoret e huaj.
Ne ditet ne vijim do te vazhdojne takimet ne Rajonet e Bashkise Berat.