Gjatë fundjavës së 24-25 tetorit, 2015 , Kryetari i Bashkisë Berat z.Petrit Sinaj i shoqëruar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting, z. Zamo Spathara, vizitoi qytetet italiane Norcia dhe Orvieto në zonën e Umbrias. Kjo vizitë është një iniciativë bashkëpunimi midis dy qyteteve ( Beratit dhe Norcia) për zhvillimin e agroturizmit dhe turizmit të aventurës.
Në takimet me Kryetarin e Komunës Norcia Z. Nicola Alemmanno dhe autoriteteve lokale të Komunës, u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit ndërmjet qyteteve të Beratit dhe Norcia-s , në fushën e zhvillimit të turizmit, agrobiznesit, artit dhe kulturës.
Pjesë e programit ishin vizitat në qëndrën sportive të “Rafting Umbria” për të ndarë eksperienca në lidhje me zhvillimin e turizmit aventurë dhe sporteve në natyrë,në një fabrikë prodhimi të tullave karakteristike në Orvieto, të cilat përfaqësojnë rastin e shndërrimit të vlerave lokale në një produkt të sukseshëm në tregun Italian,si dhe në disa qendra të agrobiznesit për produktet e vreshtarisë dhe kultivimi të vajit të ullirit në Orvieto, zonë e shquar për zhvillimin e agroturizmit.