Reforma territoriale ka reduktuar njesitë e qeverisjes vendore në Shqipëri, nga 373 në 61 dhe si rezultat çdo njësi e qeverisjes vendore ka një rritje të ndjeshme në madhësinë gjeografike, popullatë dhe kompleksitetin operacional.Në përputhje me nevojat e Bashkive,USAID nëpërmjet programit PLGP (Programi i Qeverisjes Lokale) ka mbështetur në 3 vitet e kaluara disa Bashki në Shqipëri, përfshirë Bashkinë e Beratit në fushën e shërbimeve publike, financave, taksave dhe sistemin IT.Bashkia Berat u përzgjodh nga Programi PLGP si një nga 6 bashkitë model në të cilat do të hartohen Planet e Veprimit për dy vitet në vijim.
Për këtë qëllim, në datën 27 tetor, USAID Shqipëri -Programi PLGP, organizoi Workshopin për Planin e Veprimit për Bashkinë Berat. Të pranishëm ishin Kryetari i Bashkisë Z. Petrit Sinaj dhe Z. Peter Clavelle Drejtues i Programit PLGP, të cilët përshëndetën takimin.
Në Workshop morën pjesë përfaqësues të Bashkisë Berat, anëtarë të Komisioneve të Ekonomisë dhe Infrastrukturës në Këshillin Bashkiak, dhe Koordinatorja e Forumit Qytetar.
Workshopi u organizua në tre module. Sesioni i parë ishte vlerësim i situatës reale të qytetit, fokusuar mbi analizën e mundësive, sfidave dhe prioriteteve të Bashkisë Berat. ( Analiza SWOT)
Sesioni i dytë u fokusua në prioritetet e qytetit , duke zhvilluar aktivitete për dy vitet në vazhdim. Pjesemarresit u orientuan drejt pikave të forta të qytetit, mundësitë dhe sukseset që duhet te arrihen për të zhvilluar idetë e tyre.
Gjatë Sesionit të tretë, pjesëmarrësit zhvilluan një Plan 2- vjeçar , duke artikuluar aksione dhe detyra specifike të cilat do të realizohen brenda nje afati kohor të caktuar.
Home / Njoftime / Hartimi i Planit të Veprimeve për Bashkinë Berat- përcaktohen prioritetet e punës për Bashkinë e re të Beratit