Kryetari i Bashkisë Berat, zhvilloi sot një takim me Zv/ Ambasadorin e Zvicrës në Shqipëri Z. Philip Keler, dhe Z. Eduart Rumani, përfaqësues i Kooperimit Zvicerian.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi fillimin e projektit të mbetjeve urbane në Rajonin e Beratit, projekti i cili ka marrë miratimin e financimit paraprak nga Qeveria Zviceriane dhe pritet të zgjidhë problemin e depozitimit të mbetjeve në Rajonin e Beratit, nëpërmjet ndërtimit të një sheshi depozitimi Rajonal. Projekti pritet të fillojë në fillim të vitit 2016 me përgatitjen e planit të menaxhimit të mbetjeve dhe studimit të fizibilitetit dhe më pas me ndërhyrjen në infrastrukturë.
Gjatë takimit u diskutua edhe mbi projekte të tjera që Qeveria e Zvicrës po financon në Berat, si bashkëfinancimi me Bankën Gjermane KFW i projektit të Ujsësjellës Kanalizime , mbështetja financiare për pajisjet e zyrës së re të Informacionit Turistik si dhe mbështetja për integrimin e fëmijëve Romëve.