Home / Njoftime / Pyetesor per Sistemin e Gjelberimit ne Qytetin e Beratit

Pyetesor per Sistemin e Gjelberimit ne Qytetin e Beratit

Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER) dhe Bashkia Berat është duke realizuar projektin “Shkollat Ekologjike në Qytetin Tim”. Ky projekt është bërë i mundur nga një grant i REC në kuadër të programit SENiOR-A “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri”. Ky program është financuar nga Qeveria Suedeze.

“Shkollat Ekologjike në Qytetin Tim” ka për qëllim fuqizimin e bashkpunimit funksional midis EPER Center dhe Bashkisë së Beratit për ndërtimin e mekanizmave të qëndrueshëm për rritjen e sipërfaqeve të gjelbërta në qytet nëpërmjet kopshteve ekologjike të shkollës.

Në kuadër të këtij projekti ne po realizojmë pyetësorin për Sistemin e Gjelbërimit në Qytetin e Beratit, i cili ka për qëllim identifikimin e problematikave dhe ofrimin e mendimeve për hapat që duhen ndërmarrë për rritjen e sipërfaqeve të gjelbërta në qytet.

Përgjigjet tuaja do të ndihmojnë Bashkinë Berat, Qendrën EPER dhe institucionet e tjera që punojnë në sektorin e gjelbërimit, për të planifikuar dhe investuar më shumë në rritjen e sipërfaqeve të gjelbërta në qytet.

Të dhënat që do të mblidhen nga ky pyetësor do t’i shpërndahet të gjithë të anketuarve që do të marrin pjesë në plotësimin e tij dhe do të publikohen në disa platforma mediatike për publikun e gjerë.

Duke klikuar në linkun më poshtë ju mund të aksesoni pyetësorin, ta plotësoni dhe të dërgoni menjeherë rezultatet tuaja pasi ta keni plotësuar (Butoni në fund “Submit”), brenda datës 17 Shkurt 2014.

https://docs.google.com/forms/d/1wT7sJoHlVHKpqso9utJ38BwvqF8w0lNH27QaVm90u9w/viewform

Informacioni i mbledhur gjatë këtij anketimi do të mbetjet konfidencial e do të përdoret  vetëm për efekt studimi.

Ky pyetësor është i vlefshëm vetëm për banorët e qytetit të Beratit.

Faleminderit për bashkëpunimin!