Home / Drejtoria e Planifikimit të Territorit, Investimeve dhe Projekteve

Drejtoria e Planifikimit të Territorit, Investimeve dhe Projekteve

Aktiviteti i Bashkisë Berat në Drejtorinë  e Urbanistikës në periudhën 2007-2011.

1  –   Nga viti 2007-2011   janë dhënë 108  leje ndërtimi, janëasfaltuar në rrjetin rrugor të brendshëm rreth 17 620 m2 asfalt, dhe rreth 21 000  m2 trotuare.

Në keto katër vjet hapësirat e gjelbërta janë shtuar me 16 163 m2 nga  82 000 m2 që zë në total  vija administrative e qytetit.

Janë emërtuar  rreth 260 rrugë në sistemin e ri te adresavete qytetit.

Janë hartuar në  katër vjet keto projekte per investimet  si me poshte:

– Rruga “Ëestern Union – Stadiumi i ri” –Lagja 30 vjetori

–       Sistemim ,asfaltim i hapësirave urbane ne lagjen 30 vjetori pane ish qendres se rekrutimit ushtarak. – Lagja 30 vjetori

–       Rruga “Mesonjtorja” – Lagja Uznove

–       Rruga “ Arben Zylyftari “- Lagja 30 vjetori

–       Rruga “ Axhensi –Vakef –Thimi Tani – Suelas.

–       Rruga “ Sotir Kolea” – Lagja 30 vjetori

–       Rruga “ 28 Nentori “ – Lagja Uznove

–       Rruga “ Stadiumi i ri – Ish kampi i pioniereve” – Lagja 30 vjetori

–       Rruga” Shish-Kinoklubi” – Lagja Murat Celebiu

–       Rruga “ Pal Golemi “ – Lagja Murat Celebiu

–       Rruga “ Andrea I dhe Nezim Frakulla “- Lagja Murat Celebiu

–       Ndertimi i tregut industrial i qytetit.

2-     Nga viti 2007-2011 janë rikonstruktuar:

–       Shkolla “ Mehmet Ali Vrioni “

–       Ish shkolla 8 vjecare cikli i ulët në lagjen  Kala

–       Shkolla “ 28 Nentori “

–       Kopështi në lagjen Clirim.

3-     Nga viti 2007-2011 janë rikthyer në sipërfaqe të gjelbërta:

–       Në total rreth 16 183  m2  janë kthyer nësipërfaqe të gjelbërta .

–       Bashkpunime me Seda dhe CEB për hapësira të gjelbërta në lagjen Clirim,në krahun lindor të rrugës së rë hyrëse me rreth 3000 m2.

–       Hapësira të gjelbërta në blloqet e banimit në lagjen clirim me rreth 750 m2 gjelbërim.

–       Janë kthyer në sipërfaqe të gjelbërta trafik ndarësi i rrugës së re.

–       Janë mbjellë rreth 220 pemë në rrugën hyrëse  në shëtitoren Osumi dhe në blloqet e pallateve në lagjen Murat Celebiu nëbashkëpunim me partnerë lokalë.

–       Janë kthyer në sipërfaqe teë gjelbër sheshi pranë ish kullës së Sahatit në Lagjen Clirim.

–       Sheshi pranë ndarjes së rrugës së rë me rrugën Antipatrea .

4     Për vitin 2011 do të bëjme:

–       Shtresën asfaltike të rrugës Antipatrea në segmentet Axhensi – Merkato dhe Gjykata e rrethit – Spitali rajonal duke asfaltuar rreth 11 340 m2 asfalt .

–       Rikonstruksion i trotuarëve me pllaka guri  të qendrës nga sheshi perballë Drejtorisë së Parkut – Albtelekomit me sipërfaqe rreth 500 m2.

–       Sistemim i hapësirave urbane pranë stadiumit të vjetër duke rikonstruktuar rrethimin e fushes,duke shtruar me asfalt pjesen lindore të saj per një sipërfaqe rreth520 m2 asfalt dhe 260 m2 pllaka trotuari,duke parashikuar ndriçimin në njërin krah të rrugës.

–       Rikonstruksionin e ambienteve të brendshme dhe të tribunës në Stadiumin Tomorri

–       Rikonstruksioni i trotuarëve në krahun e djathtë të rrugës nga Gjykata – Përballë Karburatit “ Merko”.

–       Sistemim i hapësirave urbane në lagjen “Clirim” ,pranë shkollës “Mehmet Ali Vrioni”

–       Jemi duke përfunduar tregun industrial të qytetit dhe sistemin e rrjetit rrugor në zonën rreth tij .

–       Do të asfaltojmë segmentin e fundit rrugor të aksit Axhensi –Thimi Tani – Varrezat Suelas.

–       Me fondet e Komisionit Evropian  do të fillojë investimi në Kalanë e Beratit në restaurimin e kalldrëmeve e teë rrjetit të infrastrukturës nëntokësore,si energji,ujë i pijshëm e telefoni.

5-     Do të bejme në 4 vitet e ardhshme:

–       Do të hartojmë projekte për blloqet e pallateve në të gjitha lagjet duke kthyer në sipërfaqe të gjelber,duke parashikuar parkim ,gjelbërim e ndricim për komunitetin.

–       Studimin e fizibilitetit per rehabilitimin e shtratit te lumit Osum

–       Do të implementojmë planin e përgjithsheëm rregullues i cili ka në qendër komunitetin ,krijimin e hapësirave teë gjelbërta,dhe rritjen e cilësiseë së jetës në komunitet duke i dheënë përparësi hapësirave publike dhe biznesit të ndërtimit në një treg të ekuilibruar dhe duke plotësuar cdo standart bashkëkohor.

–       Rikonstruksionin e gjithë trotuarëve në akset kryesore të qytetit.

–       Rikonstruksionin e rrugës Stadiumi i vjetër – Stadiumi i ri.

–       Do të hartojmë projektet për rikonstruksionin e të gjitha shkollave ,kopshteve e cerdheve e do kërkojmë e lobojmë fort në pushtetin qendror e me partnere nderkombetare per ti realizuar  ato.

–       Do të asfaltojmë mbi 40 000 m2 rruge e do të rindërtojmë25 000 m2 trotuare.

–       Do të përfundojmë projektin për ndërhyrjen e rikonstruksionit te Bulevardit Republikaduke parashikuar shtrimin e tij me gurë.,rikonceptimin e sheshit qëndror të qytetit dhe rruget lidhëse.

–       Do tëkerkojme e do të lobojmë fort per të ndërtuar unazën e qytetit dhe boshtin e jugut.

–       Do të bëjmë rikonstruksionin e stadiumit te vjetër,,drenazhimit të fushës dhe dhomave të zhveshjes duke e kthyer në një ambient që do i plotesojë te gjitha kushtet bashkëkohore për stërvitje.

–       Do të ndërhyjmë me partnerë  kombëtare e ndërkombëtarë për të thithur fonde qe do ti shfrytëzojmë kryesisht në restaurimin e kalldrëmeve,banesave dhe objekteve të kultit në lagjet historike të qytetit.

–       Do të pajisim me sinjalistikë rrugore  rrugët e qytetit.

–       Per vitet në vazhdim po hartojmë projektet për të rikonstruktuar të gjitha shkollat dhe kopshtet në qytet.

Plani Strategjik për Zhvillimin Ekonomik dhe Social

2010 – 2020

Natyrisht cdo sfidë për zhvillimin e Beratit e ka boshtin e vet në instrumentin politik më të rëndësishëm dhë ai është: Strategjia e zhvillimit ekonomiko – social per vitet 2010-2020.

Në vitin 2010 ka përfunduar edhe rishikimi i strategjisë duke e përshtatur atë me zhvillimet më të reja dhe me situatën aktuale kur jemi në prag të miratimit të planit të përgjithshëm rregullues.

Kemi rishikuar vizionin e qytetit .

Berati i lashtë, qytet i Trashëgimisë Kulturore Botërore, me një

komunitet që i gëzohet zhvillimeve harmonike dhe mundësive të

barabarta, një qendër e turizmit ndërkombëtar, me ekonomi

dinamike të mbështetur në agrobiznes  dhe artizanat të

konsoliduar.

Qëllimi 1

Qendër Ndërkombëtare e Turizmit Kulturor, mbështetur në turizmin familjar, që ruan dhe zhvillon trashëgiminë e tij unike kulturore, historike dhe arkitekturore.

Qëllimi 2

Zhvillimi i harmonizuar i një ekonomie konkurruese në tregun rajonal, me biznese kryesisht të agrobiznesit e artizanatit, që zgjerohen e inkurajohen për të pasur diversitet e cilësi.

Qëllimi 3

Zhvillimi i ekuilibruar i territorit në përputhje me parametrat bashkëkohore mjedisore dhe urbane dhe në harmoni me tiparet specifike të trashëgimisë së qytetit.

Qëllimi 4

Një jetë sociale cilësore, dinamike dhe gjithëpërfshirëse ku shanset individuale për progres dhe mirëqenie mbështeten e zgjerohen në mënyrë të barabartë.

Me evidentimin e këtyre qëllimeve janë identifikuar rreth 192 fish-projekte,të përfshira në fushën e turizmit,trashëgimnisë kulturore,infrastrukturës,arsimit etj.

PLANI I PERGJITHSHEM RREGULLUES

Plani i Përgjithshëm Rregullues  ka në qendër komunitetin ,krijimin e hapësirave të gjelbërta, rritjen e cilësisë së jetës në komunitet duke i dhënë  përparësi hapësirave publike dhe biznesit ,me anëtë krijimit të kushteve për  një treg të ekuilibruar dhe duke plotësuar cdo standart bashkëkohor.

Ky plan eshte hartuar nga konsulenti : “Lerman Architects & Toën Planners Ltd” , nje studio izraelite e kontraktuar nga Ministria e Puneve Publike dhe Transportit .

Plani eshte pjese e Projektit te menaxhimit dhe administrimit teTokes

(LAMP II), projekt ky qe perfshin paralelisht edhe qytetet e Gjirokastres,Lushnjes dhe Korces.

Kuadri i Projektit

Projekti LAMP II është një nga dy komponentet bashkiak te menaxhimit te tokës të

LAMP-it, qe përfshin përgatitjen e planeve urbane dhe të rregulloreve të

kontrollit të zhvillimit dhe programet e infrastrukturës së investimeve kapitale

për katër qytete të Shqipërisë jugore. Duke pasur parasysh se këto aktivitete jane

zhvilluar paralel, Konsulenti ka koordinuar punen me këshilltarin Nderkombetar te

Planifikimit Urban, ekspertë të tjerë te LAMP-it dhe të Departamentit të Planifikimit

Urban në Ministrinë e Punëve Publike, dhe Transportit (MPPT).

1 – Qellimet dhe Objektivat

Projekti LAMP II përfshin “Pergatitjen e Planit Urban dhe  për qytetin e Beratit”.

Qëllimi kryesor i projektit, sipas është:

“Për të rritur kapacitetet urbane te menaxhimit të tokës në bashkite e përzgjedhura

permes  përgatitjes se planeve rregulluese, trajnimit në punë dhe

përgatitjen e manualit  urban, udhëzimeve te planifikimit për të mundësuar

përditësim të rregullt e planeve rregulluese me personelin e bashkise.

Objektivat specifike të projektit përfshijnë:

–          zhvillon, prezanton dhe aplikon praktika te tregut të lire dhe zbaton metoda

lokale të planifikimit urban në Shqipëri;

–          kultivon, edukon dhe formon partneritet midis ndërmarrjeve bashkiake

agjencive te infrastrukturës, ndertueseve, pronareve te tokës, qeverisjes qendrore

dhe aktoreve te tjerë te interesuar përmes procesit të konsultimit dhe të

pjesëmarrjes.

–          rrit kapacitete te planifikimit, kontrollit të zhvillimit dhe te departamentit te

menaxhimit të tokës të qeverisjes vendore të përfshira ne projekt. “

2 –Nen- ndarjet ne baze te rrjetit rrugor.

Si një rregull i përgjithshëm, rrjeti rrugorarterial (rrugët kombëtare, rruget urbane primare dhe dytësore) shërbejne si bazë për nënndarjen funksionale të qytetit  te lagjeve dhe rretheve.

Në këtë kontekst,faza e parë e planit strukturore ka qenë identifikimi i kësaj nënndarje primare, e cila u pasua nga vendimi për hierarkinë e rrugëve të reja dhe të shtrirjes se

rrugëve të reja.

3Struktura ekzistuese e lagjeve.

Nënndarjet e planifikimit të zonave bazohet nëstrukturat ekzistuese, të cilat janë të lidhura tashmë në një masë të caktuar të paktën me shpërndarjen e infrastrukturës sociale. Mbeshtetja në strukturën ekzistuese të ofron një përparësi, praktike shtesë për kryerjen e llogaritjeve të nevojshme, meqenese të dhënat e inventarit te popullsisë ka qenë i siguruar në lidhje me këto zonat urbane.

4 –Popullsia dhe densiteti i banoreve.

Organizimi i planifikimit të zonave hetonmodelet e densitetit të popullsisë ekzistuese dhe vlerësimet e popullatës objektive,në mënyrë që të grupoje dhe  të ndajë  zonat ekzistuese.

5-   Zonimi i Perdorimit te Tokes.

Në vijim dhe në paralel me procesin e planifikimit të nënndarjeve te zonave,

konsulenti ka kryer një proces të zonimit te përdorimit të tokës. Ky proces i zonave ka

një rëndësi strategjike në përgatitjen e Planit të Zhvillimit Urban.

Ky zonim paraqitet ne menyre grafike me ane te hartes se zonifikimit e cila per cdo pjese te qytetit paraqet parametrat urbane si lartesine e lejuar,koeficientet e perdorimit te tokes,destinacionit te funksionit rezidencial apo sherbime etj.

Sfida më e madhe për ne është implementimi I planit të përgjithshëm rregullues dhe nëvitet e ardhëshmë do të arrijmë ta kthejmë kërë instrument të rëndësishëm në një gjenerator të ardhurash pëe një qytet me zhvillim të qëndrueshëm e me hapësira urbane bashkohore.