Home / Bashkia Berat / Kryetari i Bashkisë

Kryetari i Bashkisë

Kryetari i komanduar i Bashkisë Berat Z. Ervin CECA

ERVIN CECA
Lindur në Berat, në vitin 1981.
Ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Padovës, Itali, ku është diplomuar në Ekonomi Ndërkombëtare.

Me një eksperiencë të gjatë në sektorin bankar, ka mbajtur pozicione të rëndësishme në disa prej institucioneve financiare më të njohura. Gjatë viteve 2008–2010 ka qenë pjesë e Bankës Kombëtare Tregtare; në vitet 2010–2014 ka ushtruar funksionin e Zëvendësdrejtorit të Degës Berat pranë Bankës Société Générale. Që prej vitit 2014 ka drejtuar Degën Berat të First Investment Bank Albania (Fibank), ku është dalluar për profesionalizmin, përfshirjen në komunitet dhe bashkëpunimin me institucionet vendore.

Në Mars 2025 është komanduar në detyrën e Kryetarit të Bashkisë Berat, duke sjellë me vete eksperiencën e gjatë në menaxhim financiar dhe aftësitë drejtuese të ndërtuara ndër vite.

Për më shumë kliko linkun

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *