Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit në 5 Qershor 2012, Bashkia Berat në bashkëpunim me UNV, Korpusin e paqes, parlamentin rinor, kryqin e kuq starton një fushatë mjedisore 10 ditore nën moton “Çdo ditë një territor”. Eventi mjedisor fillon në orën 9.30 tek sheshi qendror, ku do të ketë përfaqësues të institucioneve publike, vullnetare, komunitet, media. Ky aktivitet vjen jo vetëm si vazhdim i traditës në realizimin e eventeve mjedisore, por edhe si një risi në konceptim.
Vlerësojmë pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj.