Home / Njoftime / Në Berat do të zhvillohet takimi i projektit të Bashkimit Evropian

Në Berat do të zhvillohet takimi i projektit të Bashkimit Evropian

Ne datat 7-8 Maj do te zhvillohet ne Berat takimi ndërmjet 7 Siteve të Unesco-s, te përfshire ne projektin Sustcult financuar nga Bashkimi Europian, programi për Evropën Juglindore.  Ky projekt ne te cilin është përfshire Bashkia e Beratit dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare synon te krijoje një menaxhim te qendrave historike te 7 siteve duke hartuar Planet e Menaxhimit për qendrat historike te çdo Siti dhe duke krijuar nje rrjet te përbashkët ndërkombëtar ne fushën e kulturës dhe trashëgimisë.

Puna per kete projekt ka filluar ne Qershor 2011 dhe do te përfundojë ne vitin 2014. Si rezultat i këtij projekti, te gjitha sitet turistike dhe atraksionet e kulturës dhe historisë se këtyre 7 Siteve do te hidhen ne internet ne sistemin GIS, ku çdo objekt do te ketë te ashtu quajturën ‘pasaporte’’ te tij me informacion te bollshëm dhe profesional për çdo vizitor apo te interesuar pas kulturës, artit dhe historisë, ku informacioni do te jete i disponueshem për Beratin dhe 6 sitet e tjera, te përfshira, Venecia (Itali), Korfuz( Greqi), Ohri(Maqedoni), Nova Goricia (Slloveni),Bakau, Hurezi (Rumani).

Te pranishëm ne Berat gjate këtyre dy ditëve do te jene përfaqësues te bashkisë Venecia, Bashkisë Ohri, Organizatës ‘’Kulture Polis’’- Korfuz, Dhomës se Tregtisë Hungari, Universiteti i Venecias, Universiteti Nova Goricia ( Slloveni) , Drejtorisë Rajonale te Kulturës Kombëtare Bakau- Rumani,Instituti i Monumenteve te Kulturës me qendër ne Bukuresht-Rumani, te cilët do te diskutojnë me specialiste te Bashkisë Berat dhe te Drejtorisë se Kulturës Kombëtare Berat për ecurinë e projektit ne Berat dhe ne çdo sit tjetër.

Gjthashtu te pranishëm do te jene edhe përfaqësues te Zyrës se Unesco-s, te cilët janë vëzhgues te jashtëm te projektit.

Takimi hapet ne datën 7 Maj, Ditën e Hënë ora 09.00 ne ambientet e Rezidencës Desaret dhe do te vijoje ne datën 8 Maj Ditën e Marte paradite ne te njëjtat ambiente.

Takimi vijon me pas ne datën 8 Maj ora 14.00 me Konferencën e organizuar nga SUSTCULT dhe UNESCO mbi menaxhimin e rrezikut ne qendrat historike ku do te lancohet edhe rrjeti ndërkombëtar i 7 siteve te UNESCO-s për zbatimin e projektit.

BASHKIA BERAT